No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Sot tri ndeshje në elitë, Llapi synon t'i japë fund krizës

Sot tri ndeshje në elitë, Llapi synon t’i japë fund krizës

Nga mesjava në fundjavë, Superliga nuk ndalet! Elita e futbollit kosovar shënon sot hapjen e xhiros së tetë, që do të sjellë disa ballafaqime interesante.

Pas humbjes së parë sezonale që e pësoi te Ballkani, Drita sot rikthehet në shtëpi për t’u ndeshur me Drenicën.

Kuqezinjtë pësuan humbje nga Arbëria në fundjavë, kështu që do të kërkojnë medoemos të dalin të pamposhtur nga Gjilani, derisa bardhekaltërit s’kanë asnjë opsion tjetër pos fitores, që është rruga e vetme për të ndjekur liderin nga Suhareka.

Skuadra e vetme që nuk e ka shijuar ende fitoren këtë edicion, Llapi, do të luajë në “Zahir Pajaziti” ndaj befasisë së këtij kampionati, Arbërisë.

Ndeshja tjetër që zhvillohet sot është ajo ndërmjet Besës dhe Feronikelit në Brestovik.

Gjyqtar kryesor në Gjilan do të jetë Visar Kastrati, në Podujevë Mervan Bejtullahu ndërsa në Brestovik, Besfort Kasumi.

Të gjitha ndeshjet fillojnë prej orës 14:00.

SUPERLIGA – SOT

14:00 Drita – Drenica
Gjyqtarë: Visar Kastrati, Alban Ejupi, Visar Kelmendi, Tefik Maloku.

14:00 Llapi – Arbëria
Gjyqtarë: Mervan Bejtullahu, Meriton Berisha, Fatlum Jashari, Alban Shala.

14:00 Besa – Feronikeli
Gjyqtarë: Besfort Kasumi, Bajram Kabashi, Hekuran Osmani, Dardan Caka. 

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Torino e Vojvoda sigurojnë mbijetesën në Serie A, i marrin një pikë Lazios

Torino dhe Mërgim Vojvoda, së paku edhe një vit e kanë siguruar pjesëmarrjen në Serie A. Skuadra torineze sot...

Manchester United gabon me Fulhamin

Manchester United nuk ka shkuar më larg se një barazim 1-1 në shtëpi kundërFulham në javën e parafundit të Premier League.

Zyrtare: Kjo është lista përfundimtare e Francës për Kampionat Evropian

Karim Benzema është përfshirë në ekipin e gjelave këtë verë për Kampionatin Evropian. Franca tashmë ka publikuar listën prej...

Bayern Munchen largon tre futbollistë

Ndryshime të mëdha pritet të ndodhin në klubin e Bayern Munich nga sezoni i ardhshëm, ku fillimisht do të largohen disa lojtarë.

Recent Comments