No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Reali dëshmon kualitetin atëherë kur duhet, e fiton “El Clasicon”

Reali dëshmon kualitetin atëherë kur duhet, e fiton “El Clasicon”

Reali i Madridit fiton 1-3 “El Clasicon” dhe largon krizën që kishte trokitur pas dy humbjeve radhazi me Cadizin në La Liga dhe Shaktharin në Champions. Një sukses shumë i rëndësishëm përballë rivalit të përjetshëm, që “saldon” pozicionin e Zinedine Zidane, drejt të cilit kishin nisur të hidheshin shigjeta për rezultat negative.

Pëson disfatën e parë në “El Clasico” në krye të Barcelonës Roland Koeman dhe të dytën radhazi në kampionat, çka tregon që do t’i duhet shumë punë dhe durim për ta ringritur aty ku duhet ekipin “blaugrana” pas traumës që pësoi në fund të sezonit dhe të kaluar, pasuar me vendimin e Messit për t’u larguar nga Katalunja.

Kjo supersfidë e zhvilluar në “Camp Nou”, pa praninë e tifozëve, nisi me spektakël, pasi që në minutën e 5-të Valverde, i shërbyer nga Benzema, e pati të lehtë ta dërgonte topin në rrjetë përballë Netos. Kundërpërgjigjja e Barcelonës që e shpejtë, pasi vetëm 3 minuta më pas Ansu Fati bëri detyrën pas asistit që mori nga Jordi Alba. Gjatë pjesës së parë të dyja skuadrat nuk i shfrytëzuan rastet e pastra të krijuara, ku mund të veçohet ai i minutës së 24-t, me Messin që pasi la në vend Sergio Ramosin dështoi përballë Courtois.

Barcelona ishte më kërkuese me nisjen pjesës së dytë, por nuk pati qetësinë e duhur për të shkuar deri te goli, për të ardhur më pas tek episodi i minutës së 61-të, kur Sergio Ramos u rrëzua në zonë pasi u mbajt prej fanelle nga Lenglet. Vetëm pasi kryesori i sinjalizuar nga sistemi VAR shkoi të shikonte pamjet e përsëritura, duke vendosur për 11-metërsh. Kapiteni Ramos mori përsipër ekzekutimin, duke i dhënë epërsinë për herë të dytë Realit.

Tentativat e Barcelonës në minutat në vazhdim rezultuan të pasakta, madje as ndërrimet e kryera nga Koeman nuk sollën ndonjë ndryshim në lojë, ndërsa në kohën shtesë Luka Modric shfrytëzoi një pasiguri të Netos për të vulosur fitoren 1-3.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Torino e Vojvoda sigurojnë mbijetesën në Serie A, i marrin një pikë Lazios

Torino dhe Mërgim Vojvoda, së paku edhe një vit e kanë siguruar pjesëmarrjen në Serie A. Skuadra torineze sot...

Manchester United gabon me Fulhamin

Manchester United nuk ka shkuar më larg se një barazim 1-1 në shtëpi kundërFulham në javën e parafundit të Premier League.

Zyrtare: Kjo është lista përfundimtare e Francës për Kampionat Evropian

Karim Benzema është përfshirë në ekipin e gjelave këtë verë për Kampionatin Evropian. Franca tashmë ka publikuar listën prej...

Bayern Munchen largon tre futbollistë

Ndryshime të mëdha pritet të ndodhin në klubin e Bayern Munich nga sezoni i ardhshëm, ku fillimisht do të largohen disa lojtarë.

Recent Comments