No menu items!
Ballina LIGAT E TJERA BUNDESLIGA Flick: Sa bukur kur fiton duke dominuar, më gëzoi mbrojtja

Flick: Sa bukur kur fiton duke dominuar, më gëzoi mbrojtja

Bayern Munchen konfirmoi mbrëmjen e kaluar se mbetet ekipi për t’u mundur në Champions League. Kampionët në fuqi fituan lehtësisht 4-0 kundër Atletico Madrid, një kundërshtar shumë i fortë. Hans-Dieter Flick ka mbetur shumë i kënaqur me lojën e djemve të tij.

Sidomos me punën e bërë në mbrojtje, repart që ka treguar dobësi në sfidat e fundit. Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes, trajneri i skuadrës bavareze ndalet edhe Kingsley Coman, autori i një dygolëshi dhe një asisti.

Vendosëm ta bazonim lojën tonë në aspektin fizik, një pikë e fortë e Atleticos. Ishte e rëndësishme të tregonim se jemi të fortë edhe në këtë aspekt. Zhvilluam një futboll fantastik, e merituam fitoren dhe e nisëm fazën e grupeve në mënyrë të shkëlqyer.

Donim ta fitonim këtë ndeshje me çdo kusht dhe ia dolëm duke dominuar një kundërshtar të fortë si Atletico. Më shumë se për katër golat e shënuar, jam i lumtur me paraqitjen tonë në mbrojtje, repart ku nuk është se kemi bërë shumë mirë kohët e fundit.

Coman? Kingsley luajti shumë mirë, është shumë e rëndësishme për të shënojë gola dhe dhurojë asiste. Ka cilësi të mëdha, do të vazhdojë me paraqitje të tilla edhe në kampionat. Sigurisht që Champions është një kompeticion i veçantë për lojtarët“, deklaron Flick.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Pa gola në “Camp Nou”, Atletico frenon Barcelonën dhe Messin

Mbyllet pa gola supersfida Barcelona-Atletico Madrid. Dy skuadrat po garojnë për titullin kampion dhe dhuruan një betejë sportive në “Camp Nou”. Ekipi i Diego...

Shkodran Mustafi gjen golin e parë në Bundesliga me fanellën e Schalkes

Futbollisti shqiptar me pasaportë gjermane,  Shkodran Mustafi e ka realizuar golin e tij të parë në Bundesligë në fanellën e Schalken.

Shevchenko kujton ditën kur një Maldini 36-vjeçar e la pa fjalë

Andriy Shevchenko ka kujtuar disa momente nga e kaluara e tij te Milan në një lidhje me Sky Sport. “Te Milan kanë kaluar atletë të...

E krahasojnë me Fenomenin, ylli i Serisë A: Sa çereku i tij të isha…

Një vend i dytë për t’u siguruar që do të ishte një rezultat historik për Atalanta-n e tij, më pas një shikim drejt së...

Recent Comments