No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Dardanët të gatshëm për Slloveninë

Dardanët të gatshëm për Slloveninë

Kombëtarja e Kosovës e ka mbajtur seancën e fundit stërvitore para ndeshjes së radhës kundër Sllovenisë, në kuadër të Ligës së Kombeve, që zhvillohet të dielën në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Djemtë dardanë tashmë e kanë lënë prapa shpinës humbjen e pësuar në Shkup dhe janë plotësisht të përqendruar për të dhënë më të mirën e mundshme në ndeshjen kundër sllovenëve. Para stërvitjes përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, ka folur në konferencë për media. Ai ka thënë se dy ditët e fundit ka punuar në ngritjen e moralit të futbollistëve dhe në evitimin e gabimeve të shfaqura në tri ndeshjet e fundit. “Nëse flasim për tri ndeshjet e fundit problemet janë evidente, nuk krijojmë raste sa duhet. Kemi luajtur mirë vetëm deri në 30 metrat e fundit të kundërshtarit, prandaj na mbetet që në duelin e radhës ta zgjidhim këtë problem. Sfida tjetër pas dështimit në Shkup është se lojtarët janë të shkatërruar emocionalisht, por edhe fizikisht janë të dërrmuar pasi vijnë pas një ndeshje të vështirë. Flas për sfidat sepse për mua është e qartë se detyrë e imja është që t’i kthejë lojtarët në nivel të lartë për këtë ndeshje. Mendoj se është mundësi e mirë gjithashtu për të treguar mentalitetin dhe karakterin tonë”, ka deklaruar Bernard Challandes, i cili e ka vlerësuar Slloveninë si skuadër shumë të fortë në aspektin fizik.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Formacionet zyrtare: Ballkani – Trepça ’89

Gjatë pasditës së sotme zhvillohen edhe pesë ndeshjet e xhiros së parafundit në Superligën e Kosovës në futboll. Një...

Amir Rrahmani fiton penallti, Napoli triumfon dhe bën hap të madh drejt Championsit

Napoli ka marrë fitore shumë të rëndësishme kur kampionati elitar italain po shkon drejt fundit. Skuadra e Gennaro Gattusos...

Tifozët zgjedhin pasardhësin e Zinedine Zidane

Zinedine Zidane do të largohet nga Real Madrid në fundin e sezonit. Trajneri francez, sipas Marca-s, ia ka komunikuar skuadrës vendimin e tij për t’u...

Befasi e trefishtë për Milan-in, ylli injoron PSG dhe zgjedh rivalët

Sot, Milan mund të blindojë matematikisht objektivin Champions League kundër Cagliari-t. Një objektiv i rëndësishëm, me ambicien për kthyer në nivele të larta sezonin e...

Recent Comments