No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Suarez zbulon prapaskenat, tregon si Messi mund të rinovojë me Barcelonën

Suarez zbulon prapaskenat, tregon si Messi mund të rinovojë me Barcelonën

Luis Suarez beson se Lionel Messi do të qëndrojë te Barcelona, nëse klubi sjell një bord të ri në drejtim, i cili do të përfshinte zëvendësimin e presidentit actual, Josep Maria Bartomeu. Messi gati u largua nga katalanasit kësaj vere, duke thënë se donte të aktivizonte një klauzolë lirimi në kontratën e tij, para se të ndryshonte vendim; të qëndronte për të shmangur një luftë të mundshme ligjore kundër klubit të zemrës.

33-vjeçari, kontrata e të cilit skadon në fund të sezonit aktual, është ende larg raportit normal me bordin aktual të klubit, duke thënë se Bartomeu & Co kanë dështuar të ndërtojnë një ekip fitues rreth tij për disa kohë. “E vërteta është se nuk ka pasur asnjë projekt për një kohë të gjatë. Drejtuesit mashtrojnë dhe mbulojnë “vrimat”, ndërsa gjërat kalojnë”, – tha Messi. Zemërimi i argjentinasit ishte pjesë e arsyes që një votim mosbesimi të iniciohet kundër Bartomeu, i cili mund të detyrohet të largohet nga pozicioni i tij.

Suarez, i cili u largua nga Barcelona muajin e kaluar dhe u bashkua me Atletico Madrid, tha se fliste shpesh me mikun e tij të mirë mbi dëshirën për t’u larguar nga Barcelona. “Në respekt të marrëdhënies që kam me Leon, nuk do të them atë për të cilën kemi biseduar në ato kohë, por ai jetoi një situatë të vështirë dhe të komplikuar, – tha Suarez për ESPN. – Ai donte të largohej dhe klubi nuk e lejoi. Unë u përpoqa ta mbështesja, të kujdesesha për të dhe ta shpërqendroja pak”.

Suarez beson se një pjesë e arsyes pse Barça dëshironte ta largonte atë lidhej me shkak se ishte rritur shumë afër Messit: “Unë mendoj se ata donin të më largonin nga Messi, ndoshta i shqetësonte fakti se kam një marrëdhënie të mirë me Leon. Ndoshta ata donin që Leo të mos rrinte me mua aq shumë”. Uruguajani shtoi se nuk beson se dëshira e Messit për të lënë Barcelonën kishte ndonjë lidhje me trajtimin e klubit ndaj tij, megjithëse argjentinasi e ka goditur sjelljen e Barçës ndaj sulmuesit: “Që Messi donte të largohej nga Barcelona nuk ishte një gjest mbështetjeje ndaj meje. Ata duhej ta kishin respektuar vendimin e tij për t’u larguar”.

Suarez shtoi se do të respektojë çfarëdo vendimi të Messit pas sezonit aktual, por beson se: “Nëse ndodhin ndryshime në krye të klubit, Leo do të jetë më i prirur të qëndrojë në “Camp Nou”. Mund të ketë mundësi që Messi të luajë për një klub tjetër, por nëse ndihet rehat, përsëri i lumtur dhe një bord tjetër drejtues merr frenat e Barcelonës, ai do të dëshirojë të vazhdojë aty. Si mik, unë do të jem i lumtur nëse bën mirë atje. Edhe nëse do të duhet të shkojë në një klub tjetër, unë do të jem sërish i lumtur”.

 

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Ulpiana, klubi që është afër t’i rikthehet Superligës pas më shumë se një dekade

Vijnë nga një qytet i vogël, por dëshira është shumë e madhe për të marrë pjesë në mesin e skuadrave elitare të...

Partizani, në hap me kohën…

Shkruan: Besim Kajtazi Duke shikuar logon e skuadrës së trofeshme shqiptare KF Partizani, Tiranë, e pashë se logoja që mbanë skuadra është ende ajo e...

Ademi uron besimtarët myslimanë për muajin e Ramazanit

Në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit, presidenti i FFK-së, Agim Ademi, nëpërmjet një mesazhi ka uruar komunitetin e futbollit dhe të gjithë...

PSG-BAYERN: Francezët konfirmojnë rikthimin e madh, por ka dhe 2 mungesa

Mbrëmjen e nesërme do të luhet ndeshja e kthimit mes PSG dhe Bayern, sfidë e vlefshme për fazën çerekfinale të UEFA Champions League. Në kuadër...

Recent Comments