No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Presidenti i FFK-së shtroi darkë për delegacionin slloven

Presidenti i FFK-së shtroi darkë për delegacionin slloven

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi në shoqëri të nënkryetarit Bakir Burri ka shtruar darkë për krerët e Federatës së Futbollit të Sllovenisë në krye me presidentin e saj, Radenko Mijatovic, në prag të ndeshjes së nesërme për Ligën e Kombeve, ndërmjet Kosovës dhe Sllovenisë. Gjatë kësaj darke në atmosferë tejet të ngrohtë dhe miqësore krerët e të dyja federatave biseduan për zhvillimin e futbollit në të dyja vendet dhe për strategjinë rreth progresit të mëtejmë. Kreu i Federatës sllovene shprehu keqardhje që Kosova nuk ia doli ta finalizojë në këtë cikël ëndrrën për kualifikim në Evropian, por shprehu shpresën se e ardhmja e futbollit të Kosovës është e ndritur, duke pasur parasysh talentet e shumta dhe dashurinë e madhe që populli kosovar e ka për futbollin. Në anën tjetër, presidenti Ademi e falënderoi homologun e tij slloven për mbështetjen e madhe që i ka dhënë Kosovës shteti slloven jo vetëm në sferën e sportit, por në të gjitha aspektet që nga vitet e 90-ta. Po ashtu, kreu i FFK-së vlerësoi lart edhe përkrahjen e fuqishme që i ka dhënë futbollit kosovar presidenti i UEFA-s, Aleksandër Çeferin që vjen pikërisht nga shteti slloven, teksa i njoftoi miqtë me menaxhimin e mirë të futbollit gjatë kohës së pandemisë, si dhe për rrjedhën dhe formatin e garave vendore dhe përmirësimin e infrastrukturës.  Të dyja palët u zotuan se do të vazhdojnë bashkëpunimin në të ardhmen dhe uruan njëra – tjetrën për lojë korrekte në ndeshjen e nesërme, derisa në fund presidenti Ademi ndau dhurata për mysafirët.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Tifozët zgjedhin pasardhësin e Zinedine Zidane

Zinedine Zidane do të largohet nga Real Madrid në fundin e sezonit. Trajneri francez, sipas Marca-s, ia ka komunikuar skuadrës vendimin e tij për t’u...

Befasi e trefishtë për Milan-in, ylli injoron PSG dhe zgjedh rivalët

Sot, Milan mund të blindojë matematikisht objektivin Champions League kundër Cagliari-t. Një objektiv i rëndësishëm, me ambicien për kthyer në nivele të larta sezonin e...

Mbappe mendon largimin, PSG ka një ide të çmendur

Paris Saint-Germain është në kërkim të një goditje të bujshme në rast se Kylian Mbappe do të vendosë të largohet. Sulmuesi francez, kontrata e të...

Superliga vjen me 6 ndeshje, sot Prishtina mund të kurorëzohet me titullin e kampionit

Kampionati elitar po vjen drejt fundit, ku sot do të luhet java e 35-të në Superligën e Kosovës me shumë sfida interesante. Padyshim që vëmendja...

Recent Comments