No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Ndahet nga jeta kryetari i parë i FFK-së, Agim Bytyqi, presidenti aktual...

Ndahet nga jeta kryetari i parë i FFK-së, Agim Bytyqi, presidenti aktual e kujton me pietet veprën e tij

Është ndarë nga jeta në moshën 77-vjeçare kryetari i parë i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Bytyqi. Njoftimin e ka bërë të ditur FFK, e cila ka publikuar një telegram ngushëllimi për familjen Bytyqi dhe KF “Liria”.

Telegrami i presidentit të FFK-së, Agim Ademi

Prishtinë, 10 tetor, 2020

E nderuara Familje Bytyqi,
Të nderuar, drejtues të KF “Liria”

Me pikëllim të thellë dhe zemër të thyer e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, kryetarit të parë të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Bytyqi, ndaj ju lutem më lejoni që në emrin tim, Komitetit Ekzekutiv, klubeve, futbollistëve dhe tërë komunitetit të futbollit, të ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta.

Kontributi i Agim Bytyqit për futbollin e Kosovës ishte kulminant, i jashtëzakonshëm dhe i papërsëritshëm për nga rrethanat.

Ai me guxim e vendosmëri mori përsipër të vihet në krye të Federatës së Futbollit të Kosovës në kohën e aparteidit dhe shtypjes së popullit të Kosovës nga regjimi okupator i Serbisë, duke e bërë kësisoj futbollin si pjesë të rëndësishme të rezistencës sonë kombëtare në vitet e 90-ta të shekullit të kaluar ndaj pushtuesit serb.

Përveç kohës së tij si drejtues i futbollit kosovar, Agim Bytyqi ishte emër i shquar edhe si futbollist, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në klubin e qytetit të tij, Liria.

Agim Bytyqi ishte personalitet me kapacitete të larta intelektuale, patriot dhe njeri i urtë e i fjalës. Ai edhe në moshë të shtyrë asnjëherë nuk rreshti së dashuruari futbollin dhe për çdo sukses të Kombëtares së Kosovës derdhte lot gëzimi, andaj në këtë ditë të trishtë për futbollin tonë e kujtojmë me pietet dhe përkulemi para veprës së tij madhështore, e cila do të jetë e shkruar me shkronja të arta në historinë e futbollit të Kosovës.

I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!

Me respekt,
Agim Ademi, president i FFK-së

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Chelsea fiton luftën e Championsit, mposht Leicesterin

Chelsea ka shënuar një fitore të madhe duke e mposhtur Leicesterin me rezultat 2:1 në javën e 37-të të Premier League dhe...

Torino e Vojvoda sigurojnë mbijetesën në Serie A, i marrin një pikë Lazios

Torino dhe Mërgim Vojvoda, së paku edhe një vit e kanë siguruar pjesëmarrjen në Serie A. Skuadra torineze sot...

Manchester United gabon me Fulhamin

Manchester United nuk ka shkuar më larg se një barazim 1-1 në shtëpi kundërFulham në javën e parafundit të Premier League.

Zyrtare: Kjo është lista përfundimtare e Francës për Kampionat Evropian

Karim Benzema është përfshirë në ekipin e gjelave këtë verë për Kampionatin Evropian. Franca tashmë ka publikuar listën prej...

Recent Comments