No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Shuhet ëndrra e Kosovës për "Euro2020"

Shuhet ëndrra e Kosovës për “Euro2020”

Kosova ka pësuar humbje ndaj Maqedonisë Veriore në gjysmëfinale të play-offit të Ligës së Kombeve për kualifikim në Kampionatin Evropian.

Maqedonia Veriore fitoi këtë përballje me rezultat prej 2 me 1, në një ndeshje që e kontrolloi mjaft mirë që nga minuta e parë.

Vendasit kaluan në epërsi kur Benjamin Kololli shënoi autogol në minutën e 16 të takimit.

Shifrat për Kosovën i barazoi Florent Hadërgjonaj në minutën e 29.

E pas katër minutave Maqedonia Veriore kaloi në epërsi përmes Velkovskit, i cili shënoi me kokë pas një asistimit nga Enis Bardhi.

Ky ishte shansi i fundit i Kosovës për t’u kualifikuar në Evropian, pasi kishte dështuar edhe në kualifikimet e rregullta.

Kualifikimin në Evropian Maqedonia Veriore do ta kërkojë në ndeshjen finale të play-offit kundrejt Gjeorgjisë.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Dardanët e rinj arrijnë në Sofje

Kombëtarja e Kosovës U17 ka arritur në Sofje, ku më 14 dhe 16 prill do t’i luajë dy ndeshje miqësore me Kombëtaren...

Ulpiana, klubi që është afër t’i rikthehet Superligës pas më shumë se një dekade

Vijnë nga një qytet i vogël, por dëshira është shumë e madhe për të marrë pjesë në mesin e skuadrave elitare të...

Partizani, në hap me kohën…

Shkruan: Besim Kajtazi Duke shikuar logon e skuadrës së trofeshme shqiptare KF Partizani, Tiranë, e pashë se logoja që mbanë skuadra është ende ajo e...

Ademi uron besimtarët myslimanë për muajin e Ramazanit

Në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit, presidenti i FFK-së, Agim Ademi, nëpërmjet një mesazhi ka uruar komunitetin e futbollit dhe të gjithë...

Recent Comments