No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Dardanët e rinj nuk i rezistuan Austrisë deri në fund

Dardanët e rinj nuk i rezistuan Austrisë deri në fund

Kombëtarja U21 e Kosovës ka pësuar humbje në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin evropian 2021 në duel me Austrinë. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” u mbyll me rezultat të ngushtë 1:0 në të mirë të nën 21-vjeçarëve austriakë. Dardanët e rinj patën paraqitje të mirë dhe u angazhuan maksimalisht për të nxjerrë rezultat pozitiv, por në fund u ndëshkuan nga një pakujdesi në mbrojtje. Në përgjithësi loja ishte e hapur nga të dyja palët dhe me raste në secilën anë, por ishin austriakët ata që arritën të gjejnë golin në minutën e 86-të nëpërmjet Marco Gruell. Pas kësaj humbjeje Kosova është e parafundit në renditjen e Grupit 3, me gjashtë pikë, derisa Austria renditet e dyta me 15 pikë të grumbulluara, katër më pak së lideri i tabelës, Anglia. Ndeshjen e radhës Dardanët e rinj e zhvillojnë të martën e ardhshme kundër Andorrës, po ashtu në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Torino e Vojvoda sigurojnë mbijetesën në Serie A, i marrin një pikë Lazios

Torino dhe Mërgim Vojvoda, së paku edhe një vit e kanë siguruar pjesëmarrjen në Serie A. Skuadra torineze sot...

Manchester United gabon me Fulhamin

Manchester United nuk ka shkuar më larg se një barazim 1-1 në shtëpi kundërFulham në javën e parafundit të Premier League.

Zyrtare: Kjo është lista përfundimtare e Francës për Kampionat Evropian

Karim Benzema është përfshirë në ekipin e gjelave këtë verë për Kampionatin Evropian. Franca tashmë ka publikuar listën prej...

Bayern Munchen largon tre futbollistë

Ndryshime të mëdha pritet të ndodhin në klubin e Bayern Munich nga sezoni i ardhshëm, ku fillimisht do të largohen disa lojtarë.

Recent Comments