No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Salihu: Të luajmë me zemër, por me kokë të ftoftë

Salihu: Të luajmë me zemër, por me kokë të ftoftë

Sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu ndeshjen e sotme kundër Maqedonisë së Veriut e vlerëson emocionale, duke pasur parasysh se të dyja ekipet për herë të parë gjenden në një fazë të tillë, përkatësisht 180 minuta larg Kampionatit Evropian.

“Pa dyshim është ndeshje emocionale për të gjithë ne. Nuk është e lehtë në këtë ndeshje, të cilën do ta quaja historike, edhe pse sigurisht se do të kem të tilla edhe në të ardhmen. Gjithsesi ne tentojmë që të zbresim topin në fushë dhe t’i lëmë djemtë të qetë që t’i zbatojnë detyrat e parashtruara nga trajneri. Mungesat janë evidente, të pakapërcyeshme në atë aspektin e kualitetit, por të jeni të bindur se çdo lojtar që do të zbresë në fushë dhe ata që do të jenë në bankinë do të japin 100 përqindshin. Ata të gjithë janë të vetëdijshëm për këtë moment. Gjithsesi, detyra jonë është që gjithë stafit dhe lojtarëve t’ua bëjmë kushtet maksimale”, ka theksuar Salihu në një lidhje direkte nga Shkupi në emisionin “Mirëmëngjesi Kosovë” në RTK 1.

Sa i përket rivalit, Salihu është i vetëdijshëm se edhe ata synojnë ta shfrytëzojnë këtë mundësi të artë dhe të kalojnë në finale, derisa e ka vlerësuar atmosferën si miqësore. “Edhe ata presin fitore dihet. Ka kohë që janë në arenën ndërkombëtare dhe ky është suksesi i tyre më i madh në histori, derisa ne kemi arritur këtu për një kohë shumë të shkurtër. Është një atmosferë miqësore, sepse një pjesë e lojtarëve janë shqiptar dhe po ashtu edhe kryetari i federatës së Maqedonisë së Veriut është shqiptar dhe është mik i jashtëzakonshëm i yni. Pra, kjo nuk është luftë por lojë futbolli dhe duhet ta kuptojmë se të gjithë ata do të luftojnë për ekipin e vet. Sidoqoftë, gjithçka mbetet në këmbët dhe mendjet tona që të sillemi dhe të luajmë me zemër dhe me kokë të ftoftë. Unë nuk kam fortë nostalgji për këto aspektet tjera sepse i kam kaluar gjatë periudhës tonë, por gjithsesi duhet respektuar edhe kundërshtarin. Nuk është ajo atmosfera që është para disa viteve apo muajve për shkak të pandemisë dhe atmosfera para saj është sikur ndeshje stërvitore, e në fakt nuk është, pasi është në pyetje diçka shumë e madhe që e presion me padurim tifozeria jonë, populli ynë nga Amerika në Australi”, ka nënvizuar Salihu.

Tutje sekretari i përgjithshëm i FFK-së ka folur edhe për mungesat në ekip. “Çdo lojtar e ka egon dhe karakterin e vet dhe mendon se duhet të luajë, prandaj mendoj se kemi kapacitete, pasi edhe ata që do të luajnë sot janë në ekipe të mira. Por nuk duhet të mashtrohemi tash dhe të themi se nuk qëndron se jemi më të dobësuar. Boshti kurrizor i ekipit që ka luajtur që 3-4 vite mungon, por duhet të bëjmë gjithçka që është e mundur që t’i kompensojmë këto mungesa. Sidoqoftë, lojtarët që i kemi në dispozicion janë fizikisht dhe emocionalisht shumë mirë. Të gjithë janë të qetë, si lojtarët ashtu edhe stafi. Në ciklin e parë e kemi pasur 10 ndeshje vetëm 1 pikë, por populli gjithmonë kanë thënë se është me rëndësi që kemi djem të rinj dhe talent dhe ditët e mira do të vijnë. Pra askush nuk e ka pritur që do të bëjmë një cikël prej 15 ndeshjeve pa humbje. Kjo ka qenë edhe për shtetet e tjera një befasi e madhe. Kjo tifozeri e jona nuk është sot për nesër. Ky popull ka derdhur gjak për me ardhur kjo ditë, prandaj të gjithë jemi të vetëdijshëm që është fantastike të jesh pjesë e komunitetit ndërkombëtar të futbollit e sidomos me një gjeneratë të tillë të futbollistëve që janë duke na bërë krenar”, ka shtuar tutje Salihu.

Ndeshja Maqedoni e Veriut – Kosovë zhvillohet sonte në orën 20:45 dhe transmetohet drejtpërdrejt në RTK.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Chelsea fiton luftën e Championsit, mposht Leicesterin

Chelsea ka shënuar një fitore të madhe duke e mposhtur Leicesterin me rezultat 2:1 në javën e 37-të të Premier League dhe...

Torino e Vojvoda sigurojnë mbijetesën në Serie A, i marrin një pikë Lazios

Torino dhe Mërgim Vojvoda, së paku edhe një vit e kanë siguruar pjesëmarrjen në Serie A. Skuadra torineze sot...

Manchester United gabon me Fulhamin

Manchester United nuk ka shkuar më larg se një barazim 1-1 në shtëpi kundërFulham në javën e parafundit të Premier League.

Zyrtare: Kjo është lista përfundimtare e Francës për Kampionat Evropian

Karim Benzema është përfshirë në ekipin e gjelave këtë verë për Kampionatin Evropian. Franca tashmë ka publikuar listën prej...

Recent Comments