No menu items!
Ballina LIGAT E TJERA BUNDESLIGA Flick: Nuk po luajmë si Bayerni i vërtetë

Flick: Nuk po luajmë si Bayerni i vërtetë

Bayern Munchen vuajti shumë ditën e djeshme ndaj Hertha Berlin, por ia doli të fitonte 4-3 në minutat shtesë. Pokeri fantastik i Robert Lewandowskit i dhuroi tre pikët e radhës kampionëve të Gjermanisë, teksa trajneri Hans-Dieter Flick foli rreth gjendjes jo optimale të skuadrës së tij.

Nuk është aspak e thjeshtë që lojtarët të jenë në 100% të formës së tyre në këtë periudhë. Gjithsesi, mentaliteti i këtij Bajerni është top. Komplimente Herthas, edhe pse ne e kemi të qartë që nuk luajtëm si duhet të luajë Bayerni.

Lewandowski? Robert është një goleador i shkëlqyer. Për mua ka rëndësi të madhe fakti që ai është faktor më asiste dhe në punën që bën në fazën defensive. Ia del gjithmonë dhe jam tepër i lumtur për të“, deklaron trajneri i bavarezëve.

Douglas Costa kur luante me Bayern Munchen

Ndërkohë, Douglas Costa është rikthyer në Mynih. Klubi gjerman ka arritur akordin me Juventusin për huazimin e 30-vjeçarit brazilian, i cili rikthehet tek ekipi ku luajti në sezonet 2015/2017. Sulmuesi i djathtë nuk bënte pjesë në planet e trajneri Pirlo dhe zgjodhi të transferohet në Bundesligë.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Torino e Vojvoda sigurojnë mbijetesën në Serie A, i marrin një pikë Lazios

Torino dhe Mërgim Vojvoda, së paku edhe një vit e kanë siguruar pjesëmarrjen në Serie A. Skuadra torineze sot...

Manchester United gabon me Fulhamin

Manchester United nuk ka shkuar më larg se një barazim 1-1 në shtëpi kundërFulham në javën e parafundit të Premier League.

Zyrtare: Kjo është lista përfundimtare e Francës për Kampionat Evropian

Karim Benzema është përfshirë në ekipin e gjelave këtë verë për Kampionatin Evropian. Franca tashmë ka publikuar listën prej...

Bayern Munchen largon tre futbollistë

Ndryshime të mëdha pritet të ndodhin në klubin e Bayern Munich nga sezoni i ardhshëm, ku fillimisht do të largohen disa lojtarë.

Recent Comments