No menu items!
Ballina KRYESORE Sot tri ndeshje të forta në Superligë

Sot tri ndeshje të forta në Superligë

Sot Superliga e Kosovës sjell tri ndeshje tejet interesante në Drenas, Suharekë e Prishtinë në kuadër të xhiros së 5-të.

Takimi i parë është ai ndërmjet Feronikelit dhe Dritës, që zhvillohet prej 13:30 dhe transmetohet drejtpërdrejt në Klan Kosova.

Dy ndeshjet e fundit pa fitore ndaj Drenicës dhe Arbërisë e “detyrojnë” Niklin të luajë për tri pikë, ndërsa me objektiv të njëjtë udhëton drejt “Rexhep Rexhepit” edhe kampioni aktual, Drita.

Prej 15:00, në fushë zbret lideri i klasifikimit, Ballkani.

Portokallezinjtë janë nikoqirë të Drenicës, skuadër ndaj të cilës duhet të kenë kujdes maksimal sepse edicionin e kaluar në fazën e tretë kampionale iu mori një pikë në Suharekë, që në fund iu kushtoi shumë djemve të Ismet Munishit.

Në të njëjtin orar zhvillohet edhe derbi rajonal mes Prishtinës dhe Llapit në “Fadil Vokrri”.

Skuadra e Zekirija Ramadanit kërkon medoemos fitoren pas dy dështimeve radhazi ndaj Arbërisë dhe Trepcës ’89, ndërsa Llapi udhëton drejt kryeqytetit për t’i rrëmbyer pikët e para këtë edicion.

Si zakonisht, ndeshjet do të transmetohen në Art Motion.

SUPERLIGA – SOT

13:30 Feronikeli – Drita

15:00 Ballkani – Drenica

15:00 Prishtina – Llapi

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Chelsea fiton luftën e Championsit, mposht Leicesterin

Chelsea ka shënuar një fitore të madhe duke e mposhtur Leicesterin me rezultat 2:1 në javën e 37-të të Premier League dhe...

Torino e Vojvoda sigurojnë mbijetesën në Serie A, i marrin një pikë Lazios

Torino dhe Mërgim Vojvoda, së paku edhe një vit e kanë siguruar pjesëmarrjen në Serie A. Skuadra torineze sot...

Manchester United gabon me Fulhamin

Manchester United nuk ka shkuar më larg se një barazim 1-1 në shtëpi kundërFulham në javën e parafundit të Premier League.

Zyrtare: Kjo është lista përfundimtare e Francës për Kampionat Evropian

Karim Benzema është përfshirë në ekipin e gjelave këtë verë për Kampionatin Evropian. Franca tashmë ka publikuar listën prej...

Recent Comments