No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Aston Villa e lë pa fjalë Liverpoolin

Aston Villa e lë pa fjalë Liverpoolin

E pabesueshme dita e sotme në Premier League. Gjithçka nisi me humbjen e Leicester në shtëpi 0-3 ndaj Ëest Ham, më pas turpërimi i Manchester United 1-6 në “Old Trafford” ndaj Tottenham. Por, çmenduritë nuk mbaruan këtu…

Pak çaste më parë, u mbyll takimi mes Aston Villa dhe Liverpool, në “Villa Park”. Rezultati? 7-2 për ekipin nga Birmingham, që turpëroi kampionët në fuqi. E pabesueshme, por në futboll nuk mungojnë surprizat.

Vështirë të gjesh fjalë për këtë humbje të Liverpool, që bëhet ekipi i parë kampion në Premier League që pëson 7 gola në një takim. Dhe shumë rekorde të tjera negative për të kuqtë e Klopp. Përfundimisht, një natë për t’u harruar.

Ëatkins shënoi tripletë që në pjesën e parë për Aston Villa, debutuesi Barkley gjeti rrjetën, edhe kapiteni Grealish shënoi dy herë. Momo Salah shënoi dopietë për Liverpool, për ta bërë rezultatin më pak të turpshëm. Por nga ky rezultat, vështirë që Liverpool të shpëtojë. Një natë e zezë për “The Reds”.

GOLAT/ ASTON VILLA  7-2  LIVERPOOL

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Pa gola në “Camp Nou”, Atletico frenon Barcelonën dhe Messin

Mbyllet pa gola supersfida Barcelona-Atletico Madrid. Dy skuadrat po garojnë për titullin kampion dhe dhuruan një betejë sportive në “Camp Nou”. Ekipi i Diego...

Shkodran Mustafi gjen golin e parë në Bundesliga me fanellën e Schalkes

Futbollisti shqiptar me pasaportë gjermane,  Shkodran Mustafi e ka realizuar golin e tij të parë në Bundesligë në fanellën e Schalken.

Shevchenko kujton ditën kur një Maldini 36-vjeçar e la pa fjalë

Andriy Shevchenko ka kujtuar disa momente nga e kaluara e tij te Milan në një lidhje me Sky Sport. “Te Milan kanë kaluar atletë të...

E krahasojnë me Fenomenin, ylli i Serisë A: Sa çereku i tij të isha…

Një vend i dytë për t’u siguruar që do të ishte një rezultat historik për Atalanta-n e tij, më pas një shikim drejt së...

Recent Comments