No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR FFK kërkon që ndeshja me Slloveninë të luhet me tifozë

FFK kërkon që ndeshja me Slloveninë të luhet me tifozë

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK), të premten (sot) pritet t’i drejtohet me kërkesë zyrtare Ministrisë së Shëndetësisë (MSH) për ta marrë lejen ta organizojë ndeshjen ndaj Sllovenisë me shikues.

Me kërkesën për t’ia lejuar shikuesit në tribuna, FFK-ja do ta paraqesë edhe vendimin e KE të UEFA-s të marrë të enjten, ku ka lejuar organizimin e ndeshjeve me maksimumi 30 për qind të shikuesve në tribuna.

Kosova më 11 tetor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë do ta luajë ndeshjen e tretë të edicionit të dytë të Ligës së Kombeve kundër Sllovenisë.

“Do ta bëjmë kërkesën që të na lejohet hyrja e shikuesve në stadium. Kërkesës do t’ia bashkëngjisim edhe vendimin e UEFA-s. Ne kemi kapacitet që t’i përmbahemi të gjitha rekomandimeve të UEFA-s dhe autoriteteve shëndetësore të vendit”, ka thënë kryetari i FFK-së, Agim Ademi, të enjten për KOHËN. Pas ndeshjes me Slloveninë, Kosova më 14 tetor luan ndaj Greqisë në Athinë.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Pa gola në “Camp Nou”, Atletico frenon Barcelonën dhe Messin

Mbyllet pa gola supersfida Barcelona-Atletico Madrid. Dy skuadrat po garojnë për titullin kampion dhe dhuruan një betejë sportive në “Camp Nou”. Ekipi i Diego...

Shkodran Mustafi gjen golin e parë në Bundesliga me fanellën e Schalkes

Futbollisti shqiptar me pasaportë gjermane,  Shkodran Mustafi e ka realizuar golin e tij të parë në Bundesligë në fanellën e Schalken.

Shevchenko kujton ditën kur një Maldini 36-vjeçar e la pa fjalë

Andriy Shevchenko ka kujtuar disa momente nga e kaluara e tij te Milan në një lidhje me Sky Sport. “Te Milan kanë kaluar atletë të...

E krahasojnë me Fenomenin, ylli i Serisë A: Sa çereku i tij të isha…

Një vend i dytë për t’u siguruar që do të ishte një rezultat historik për Atalanta-n e tij, më pas një shikim drejt së...

Recent Comments