No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Giggs “thumbon” Zidane për Bale: Tani u kthye në shtëpi, te një...

Giggs “thumbon” Zidane për Bale: Tani u kthye në shtëpi, te një trajner shumë i mirë…

“Gareth Bale, duke u larguar nga Real Madridi dhe kthyer në shtëpi, te Tottenham, ishte një veprim i mirë për të gjithë”. Këtë e thotë trajneri i Uellsit, Ryan Giggs. Pas muajsh spekulimesh në Spanjë, pasi kaloi shtatë vitet e fundit në “Santiago Bernabeu”, ai zgjodhi të kthehet në veri të Londrës. 31-vjeçari aktualisht është në “infermieri” për një problem në gju, çka e ka parandaluar atë të debutojë për herë të dytë me “Spurs”.

Megjithatë, pritet të jetë gati të kthehet pas pushimit të tetorit, me Giggs duke pritur me padurim ta shohë yllin e kombëtares plot shkëndija në Angli, pasi kaloi një kohë të vështirë në Madrid: “Atje do të luajë më rregullisht se në Madrid. Mendoj se është një lëvizje e mirë për Gareth, është mirë për “Spurs” dhe për Premier League në përgjithësi, të kesh dikë të tillë, që mund ta shikojmë çdo javë. Ai është në një klub që e njeh mirë, me një trajner shumë të mirë. Mendoj se Gareth e ka thënë vetë se si është të kthehesh në shtëpi. Do të jetë shumë më mirë nëse ai luan rregullisht, sepse do ta kemi më të mprehtë në kombëtare”.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Tifozët zgjedhin pasardhësin e Zinedine Zidane

Zinedine Zidane do të largohet nga Real Madrid në fundin e sezonit. Trajneri francez, sipas Marca-s, ia ka komunikuar skuadrës vendimin e tij për t’u...

Befasi e trefishtë për Milan-in, ylli injoron PSG dhe zgjedh rivalët

Sot, Milan mund të blindojë matematikisht objektivin Champions League kundër Cagliari-t. Një objektiv i rëndësishëm, me ambicien për kthyer në nivele të larta sezonin e...

Mbappe mendon largimin, PSG ka një ide të çmendur

Paris Saint-Germain është në kërkim të një goditje të bujshme në rast se Kylian Mbappe do të vendosë të largohet. Sulmuesi francez, kontrata e të...

Superliga vjen me 6 ndeshje, sot Prishtina mund të kurorëzohet me titullin e kampionit

Kampionati elitar po vjen drejt fundit, ku sot do të luhet java e 35-të në Superligën e Kosovës me shumë sfida interesante. Padyshim që vëmendja...

Recent Comments