No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Presidenti i FFK-së i bindur; Andi Zeqiri është lojtar i Kosovës!

Presidenti i FFK-së i bindur; Andi Zeqiri është lojtar i Kosovës!

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka folur për të ardhmen e Andi Zeqirit.

Ai e quan të mbyllur çështjen e Zeqirit.

”Andi Zeqiri është futbollist i Kosovës. Unë e kam mbyllur çështjen e përfaqësimit të tij nën fanellën e Kosovës. Andi me vullnetin e tij ka dëgjuar zemrën që i rreh për Kosovën”, deklaroi Ademi për Olle.

“Ata janë një familje atdhetare. Përkundër të mirave që iu ka dhënë Zvicra, babai i Andit, Avdiu, është shumë i lumtur që Andi do ta përfaqësojë Kosovën”.

“Andi për Kosovën ka nënshkruar fillimisht në zemër e pastaj në letër. E kemi dërguar dokumentin në Zvicër dhe në FIFA. Tani presim të drejtën t’i bashkohet grupit”.

“Andit i dëshirojmë shumë suksese në klubin e ri në Angli”, shtoi Ademi.

Ndryshe, gjatë ditës së sotme drejtori i Kombëtares së Zvicrës, Pierluigi Tami ka thënë për mediat zvicerane se Zeqiri do të vazhdojë të jetë pjesë e kombëtares së tyre.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Futbollisti i Ferizajt i shpëton më të keqes, kthehet në shtëpi shëndosh e mirë

Futbollisti i Ferizajt, Thesar Ismajli u lëndua sot gjatë ndeshjes kundë Ulpianës. Gjendja e tij ishte mjaft kritike, ku...

E mahnitshme, Kosova më e mira e Evropianit

Sukses të jashtëzakonshëm kanë arritur xhudistët kosovarë. Kosova është përfaqësuesja më e suksesshme në Evropianin që të dielën përfundoi në Lisbonë të...

FFK reagon për incidentet e kësaj fundjave

Kjo fundjavë në futbollin e Kosovës u përcjell me disa incidente dhe me dhunë në ndeshje të Ligës së Parë dhe të Ligës së...

Sulmohet gjyqtari kryesor në ndeshjen mes Ferizajt dhe Ulpianës, intervenon edhe Policia e Kosovës

Dueli ndërmjet Ferizajt dhe Ulpianës nuk e ka gjetur fundin. Takimi është ndërprerë në minutën e 95-të, pasi që gjyqtari kryesor i ndeshjes Petrit...

Recent Comments