No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Piero paralajmëron Juven: Kujdes Interin dhe Atalantën!

Piero paralajmëron Juven: Kujdes Interin dhe Atalantën!

Andrea Pirlo e ka nisur me një fitore dhe një barazim aventurën e tij të parë si trajner në krye të Juventusit. Në këtë sezon rivaliteti për titull në Serie A pritet të jetë akoma edhe më i nxehtë, për dy arsye shumë të thjeshtë, rivalët e Juves kanë ruajtur elementët më cilësorë të sezonit të kaluar janë forcuar në merkato dhe kanë fituar më shumë eksperiencë. Alex Del Piero i ka bërë thirrje Andrea Pirlos dhe Juventusit të kenë shumë kujdes nga Interi dhe Atalanta, pasi sipas ish-kapitenit të bardhezinjëve dy skuadrat zikaltër janë më të forta në këtë sezon.

“Sipas mendimit tim Atalanta dhe Interi janë kandidatë serioz për titullin kampion. Bergamaskët kanë fituar pjekurinë e duhur dhe do të tregohen më të kujdesshëm këtë sezon. Tek Interi e pamë shumë mirë se çfarë do të thotë të kesh një stol të mirë. Pesë ndryshimet që Conte bëri i dhanë fitores. Ndërsa Lazio ka një ekip të mirë por ata janë të përqëndruar më shumë tek Kupa,” deklaron italiani për “Sky Sport Italia”.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Penza fiton ndaj Prishtinës dhe kalon në finale

Pikët e amerikanës Gabrielle Cooper, me sirenë ia siguroi finalen Penzës në “play-offin” e Superligës për femra. Penza ka...

Dortmundi skuadra e parë në Europë që u jep hapësirë më së shumti të rinjve

Observatori i Futbollit, CIES, ka publikuar ditën e sotme një tjetër studim të kryer prej tyre, ku listojnë klubet më të mira...

Gafa e portierit të Fenerbahçes bëhet “hit” në internet

Gafa e portierit të Fenerbahçes, Atlai Bajindir është duke bërë xhiron e internetit. Gardiani 22-vjeçar, pësoi një gol të çuditshëm në sfidën...

Dardanët e rinj arrijnë në Sofje

Kombëtarja e Kosovës U17 ka arritur në Sofje, ku më 14 dhe 16 prill do t’i luajë dy ndeshje miqësore me Kombëtaren...

Recent Comments