No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR 1 gol në 44 ndeshje me Milanin, Paqueta transferohet te Lyon: zbulohen...

1 gol në 44 ndeshje me Milanin, Paqueta transferohet te Lyon: zbulohen detajet e akordit!

Lucas Paquetà përshëndet Milanin pas një eksperience të përbërë më shumë nga uljet se sa ngritjet dhe me 1 gol në 44 ndeshje! Braziliani do të jetë mesfushori i ri sulmues i Lyon i drejtuar nga Rudi Garcia dhe drejtori sportiv Juninho Pernambucano. Para të rëndësishme që kuqezinjtë po përgatiten të mbledhin nga Lyon, të cilat do të përdoren për goditjen në mbrojtje.

Gazzetta flet për 20 milion euro dhe përqindje rishitje. Për ish-lojtarin e Flamengos gati kontrata 5 vite me 2.5 mln euro në sezon, aq sa merrte te Milani. Me këto para, Milani do të fokusohet për të marrë një qendërmbrojtës.

Emri i parë mbetet Wesley Fofana i Saint-Etienne, mbi të cilin ka gjithashtu ka presion të fortë nga Leicester (ka arritur në 40 mln euro oferta nga Anglia, 35+5 bonuse) që e konsideron Roger Ibanez të Romës zgjedhjen e dytë. Pastaj Matija Nastasic i nga Schalke 04, edhe pse këtu nuk ka fort bindje nga drejtuesit kuqezi. Ndër ëndrrat duhet të përfshihet gjithmonë emri – me 40 milion euro – i Nikola Milenkovic të Fiorentina, ku luan edhe objektivi tjetër, German Pezzella.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Dy autogola dhe Messi “show”, Barcelona “manita” ndaj Getafes

Nuk e pati të lehtë sa duket nga rezultati, por Barcelona arriti të marrë tre pikë ndaj Getafes dhe të vazhdojë ndjeksjen...

Kosova VR siguron kalimin në Ligën e Dytë

Kampionati në Ligën e Tretë të futbollit kosovar ka për t’i zhvilluar edhe tri ndeshje deri në mbyllje të këtij edicioni, mirëpo...

Napoli turpëron Lazion

Napoli ka marrë një fitore spektakolare në shtëpi ndaj Lazios me shifrat e thella 5:2, duke i turpëruar kryeqytetasit.

Adnan Januzaj realizon gol për Sociedadin

Futbollisti shqiptar me pasaportë belge, Adnan Januzaj ka arritur të shënojë gol në sfidën që skuadar e tij Real Sociedad po e...

Recent Comments