No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR KE i FFK-së zotohet për ngritje profesionale të të gjithë sektorëve

KE i FFK-së zotohet për ngritje profesionale të të gjithë sektorëve

Komiteti Ekzekutiv i FFK-së, sot, mbajti mbledhjen e vet të radhës, nën drejtimin e presidentit Agim Ademi, ku diskutoi për shumë çështje me rëndësi në futbollin e Kosovës. KE analizoi fillimin e garave në edicionin e ri duke konstatuar se ka pasur një fillim të mirë të garave, pavarësisht gjendjes me pandemi dhe kryesisht duke iu përmbajtur Protokollit dhe Udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe IKSHP-së. Por, KE u bënë sërish thirrje klubeve që në përpikëri t’u përmbahen Udhëzimeve nga institucionet shtetërore, në mënyrë që të mos kemi ndërprerje të aktivitetit garues si pasojë e mospërfilljes së Protokollit anti-Covid. KE do të vazhdojë të ndihmojë të gjitha klubet varësisht nga kërkesat dhe mundësitë ekzistuese. KE mori vendim për themelimin e Dhomës Nacionale për zgjidhjen e Kontesteve(DHNZK), që do të merret me shqyrtimin e ankesave dhe zgjidhjen e kontesteve ndërmjet klubeve dhe lojtarëve. Tutje KE analizoi edhe punën e Përzgjedhësve të Kombëtareve me qëllim të rritjes së cilësisë së tyre në të ardhmen. Në këtë mbledhje KE ka diskutuar për prioritetet dhe është zotuar për ngritjen profesionale të administratës dhe gjithë sektorëve të saj që të rritet efikasiteti dhe suksesi i punës në FFK. KE diskutoi riorganizimin e sektorëve në veçanti një riorganizim i plotë i futsallit. KE shqyrtoi edhe Ankesat dhe Parashtresat drejtuar këtij organi.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Reagon Dajaku: Mos përhapni dezinformata, nuk e kam refuzuar Kosovën

Futbollisti shqiptar me pasaportë gjermane, Leon Dajaku ka reaguar përmes një postimi në Instagram duke deklaruar se ende nuk ka vendosur se...

Kombëtarja shqiptare, 3 milionë euro për Botërorin! Zbulohet premioja nga FSHF për kualifikimin historik

Shqipëria ka nisur edicionin kualifikues drejt Botërorit, “Katar 2022”. Në tri takimet e para, kuqezinjtë kanë bërë “detyrat e shtëpisë” sa u takon...

Mbyllet pa fitues ndeshja Everton – Tottenham

Me ndeshjen Everton – Tottenham që është zhvilluar sonte është hapur java e 32-të në Premierligën angleze. Sfida ashtu...

Kurti: Xhudistet janë bërë sinonim i fitoreve dhe gëzimeve tona

Kryeministri Albin Kurti ka përgëzuar xhudistet tona, Distria Krasniqin dhe Nora Gjakovën për suksesin e arritur në Kampionatin Evropian në Lisbonë. Distria fitoi medaljen...

Recent Comments