No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR FFK kërkon respektim strikt të protokollit anti Covid-19, rrezikohet ndërprerja e garave!

FFK kërkon respektim strikt të protokollit anti Covid-19, rrezikohet ndërprerja e garave!

Federata e Futbollit e Kosovës kërkon nga të gjitha klubet që ta respektojnë në mënyrë strikte protokollin dhe masat anti Covid-19, në mënyrë që të mos vjen deri te ndërprerja e aktivitetit. Organet kompetente tashmë i kanë dhënë vërejtje serioze FFK-së për mosrespektimin e këtij protokolli në disa prej ndeshjeve të zhvilluara deri më tash dhe në rast se një gjë e tillë përsëritet, atëherë do të bëhet pezullimi i aktiviteteve. Andaj, FFK u bën thirrje të gjitha klubeve që të jenë vigjilente dhe strikte në përmbushjen e të gjitha obligimeve që dalin nga protokolli i institucioneve shëndetësore në luftën kundër Covid-19, derisa kërkon nga të gjithë personat zyrtarë dhe organet e saj që të mos lejojnë fillimin e asnjë ndeshjeje në rast se do të ketë persona të paautorizuar në stadiumet e futbollit.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Dy autogola dhe Messi “show”, Barcelona “manita” ndaj Getafes

Nuk e pati të lehtë sa duket nga rezultati, por Barcelona arriti të marrë tre pikë ndaj Getafes dhe të vazhdojë ndjeksjen...

Kosova VR siguron kalimin në Ligën e Dytë

Kampionati në Ligën e Tretë të futbollit kosovar ka për t’i zhvilluar edhe tri ndeshje deri në mbyllje të këtij edicioni, mirëpo...

Napoli turpëron Lazion

Napoli ka marrë një fitore spektakolare në shtëpi ndaj Lazios me shifrat e thella 5:2, duke i turpëruar kryeqytetasit.

Adnan Januzaj realizon gol për Sociedadin

Futbollisti shqiptar me pasaportë belge, Adnan Januzaj ka arritur të shënojë gol në sfidën që skuadar e tij Real Sociedad po e...

Recent Comments