No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Pioli jep kushtrimin te kuqezinjtë: Duhet të rivalizojmë Interin dhe Juventusin

Pioli jep kushtrimin te kuqezinjtë: Duhet të rivalizojmë Interin dhe Juventusin

I freskët nga fitorja në raundin e tretë kualifikues të “Europa League”, kundër norvegjezëve të Bodo / Glimt, Milani kthehet të përqendrohet në kampionat. Në radhë është transferta me Crotone. Kuqezinjtë, pasi janë imponuar në ndeshjen inauguruese të kampionatit të ri, kundër Bologna, do të përballen me një kundërshtar që, pas disfatës 4-1 ndaj Genoa, ende po kërkon pikët e para të Serie A.

Stefano Pioli, në konferencën për shtyp para ndeshjes, foli për mungesën e Ibrahimovic: “A do të luajë Colombo në vend të Ibrahimovic? Ai është një djalë shumë i pjekur, po punon mjaft mirë dhe është adaptuar në grupin tonë. Unë përpiqem të hedh në fushë skuadrën më të mirë. Në “Europa League”, ai kishte qasjen e duhur në fushë. Nëse Rebic mund të luajë më parë? Për ekuilibrin që kemi gjetur, ai po bën më shumë sulmuesin e majtë, duke shtrënguar dhëmbët. Mendoj se mund të bëjë shumë mirë edhe sulmuesin e parë. Ai është një lojtar i fortë, që na jep fizik dhe sasi në lojë. Kroati mund t’i luajë të dyja rolet. Leao mund të thirret, duhet të jetë me ne”.

Duke kaluar në mesfushë, Pioli flet për momentin e Calhanoglu, të formës së tij të mahnitshme dhe situatën e Tonali: “Hakan bëri disa gjeste të nivelit shumë të lartë në ndeshjen e fundit, veçanërisht asistin. Po ashtu, është një goditës shumë i fortë. Tonali ka ardhur së fundi, mekanizmat tanë nuk janë të njëjtë me ata të Brescia. Unë mendoj se katër mesfushorët tanë qendrorë mund të përshtaten mirë me njëri-tjetrin. Pastaj kemi Kessie, i cili në rast urgjence mund të luajë edhe në mbrojtje. Ai është i vetmi që mund ta bëjë mbrojtësin, por shpresoj të mos kemi nevojë”.

Mbi momentin e përgjithshëm të rritjes së Milanit të tij, Pioli analizon: “Ne duhet të vazhdojmë të përmirësohemi për të arritur Juventusin dhe Interin. Duhet të jemi edhe më kompaktë dhe më të kthjellët. Unë jam i kënaqur me atë që po bëjmë, por ndeshje të vështira na presin. Ne duhet të luajmë për Milanin dhe të marrim pikë. Ta kapërcejmë mungesën e Ibrahimovic, nuk duhet të kemi frikë nga vështirësitë tona. Duhet të tregojmë se jemi të bashkuar, të luajmë futbollin tonë”.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

FFK reagon për incidentet e kësaj fundjave

Kjo fundjavë në futbollin e Kosovës u përcjell me disa incidente dhe me dhunë në ndeshje të Ligës së Parë dhe të Ligës së...

Sulmohet gjyqtari kryesor në ndeshjen mes Ferizajt dhe Ulpianës, intervenon edhe Policia e Kosovës

Dueli ndërmjet Ferizajt dhe Ulpianës nuk e ka gjetur fundin. Takimi është ndërprerë në minutën e 95-të, pasi që gjyqtari kryesor i ndeshjes Petrit...

Dukagjini dhe Malisheva me fitore bindëse

Dukagjini dhe Malisheva kanë marrë fitoret e radhës për të vazhduar kështu luftën për inkuadrim në Superligë. Skuadra nga...

Shkëmbi i lumtur për fitoren në Drenas

Bledi Shkëmbi e ka vlerësuar si ndeshje shumë të vështirë ballafaqimin me Feronikelin. Trajneri i Ballkanit, Shkëmbi, megjithatë, i është gëzuar më...

Recent Comments