Kanë përfunduar dy ndeshjet e sotme në kuadër të javës së tretë të Superligës së Kosovës në futboll. Derbi drenicas ndërmjet Feronikelit dhe Drenicës i zhvilluar në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas u mbyll me rezultat 2:2. Almedin Murati zhbllokoi shifrat në minutën e 27-të dhe me këtë epërsi Drenica shkoi në pushim. Megjithatë, në pjesën e dytë Feronikeli përmbysi rezultatin me golat e shënuar nga Albert Dabiqaj (58’) dhe Milickoviq (72’). Mirëpo, Drenica nuk u dorëzua dhe në minutën e 80-të Almedin Murati shënoi edhe golin e dytë duke ia dhuruar një pikë skuadrës së tij. Në ndeshjen tjetër, Trepça ’89 ka shënuar fitore në “Riza Lushta” në duel me Llapin, me rezultat 1:0. Realizator për fitoren e “minatorëve” ishte ylli i skuadrës vendase, Arb Manaj në minutën e 39-të pas asistimit fantastik të Jasharit.