No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Chelsea shmang turpin me një dramë ndaj West Bromwich

Chelsea shmang turpin me një dramë ndaj West Bromwich

Chelsea vuan jo pak në transfertën ndaj West Bromwich Albion, por në fund arrin të marrë një pikë falë barazimit 3-3, që për nga mënyra sesi erdhi vlen sa një fitore, pasi pjesa e parë kishte përfunduar në disavantazhin e tre golave.

Sfida nisi me një gabim në pozicionim nga ana e spanjollit Marcos Alonso, ndërsa vendasit e shfrytëzuan maksimalisht, duke shënuar golin e parë me anë të irlandezit Callum Robinson.

“Blutë e Londrës” provuan të barazojnë dhe krijuan një mundësi të mirë, por gjuajtja e gjermanit Timo Werner u ndal në traversën e portës së mbrojtur nga gardiani Johnstone.

Në minutën e 25-të ishte radha e mbrojtësit veteran brazilian Thiago Silva që t’u bënte një dhuratë vendasve, pasi gaboi në marrjen e një topi dhe Robinson përfitoi maksimalisht, duke dyfishuar shifrat.

Lampard nuk u beson syve, por dhuratat e mbrojtësve të tij nuk kanë të mbaruar, sepse vetëm dy minuta më vonë Bartley harrohet në zonë dhe arrin të mposhtë për herë të tretë portierin Willy Caballero.

Në pushimin mes pjesëve, Lampard lë në dhomat e zhveshjes Marcos Alonson dhe Mateo Kovacic, ndërsa në fushë zbresin Hudson-Odoy dhe Azpiliqueta, me misionin e vetëm për të synuar të shmangin humbjen.

Në minutën e 54-t është Mason Mount që nxjerr një gol nga hiçi, me një gjuajtje të bukur nga distanca, që shtangu portierin Johnstone, ndërsa në të 70-ën ishte Hudson-Odoy që kombinoi bukur me Havertz dhe rihapi takimin.

Lampard provoi edhe kartën Giroud, ndërsa minutat e fundit u luajtën komplet në gjysmëfushën e West Bromwich Albion, por goli i barazimit erdhi vetëm në minutën e tretë shtesë dhe u shënua nga sulmuesi i talentuar Tammy Abraham.

Pas 3 javëve të para, londinezët e Lampard kanë vetëm 4 pikë, pasi numërojnë një fitore, një humbje dhe një barazim, ndërsa vlen të theksohet se në asnjërën prej ndeshjeve nuk ka arritur të bindë në fushën e lojës.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Futbollisti i Ferizajt i shpëton më të keqes, kthehet në shtëpi shëndosh e mirë

Futbollisti i Ferizajt, Thesar Ismajli u lëndua sot gjatë ndeshjes kundë Ulpianës. Gjendja e tij ishte mjaft kritike, ku...

E mahnitshme, Kosova më e mira e Evropianit

Sukses të jashtëzakonshëm kanë arritur xhudistët kosovarë. Kosova është përfaqësuesja më e suksesshme në Evropianin që të dielën përfundoi në Lisbonë të...

FFK reagon për incidentet e kësaj fundjave

Kjo fundjavë në futbollin e Kosovës u përcjell me disa incidente dhe me dhunë në ndeshje të Ligës së Parë dhe të Ligës së...

Sulmohet gjyqtari kryesor në ndeshjen mes Ferizajt dhe Ulpianës, intervenon edhe Policia e Kosovës

Dueli ndërmjet Ferizajt dhe Ulpianës nuk e ka gjetur fundin. Takimi është ndërprerë në minutën e 95-të, pasi që gjyqtari kryesor i ndeshjes Petrit...

Recent Comments