No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Batatina sërish ankohet në ndarjen e drejtësisë

Batatina sërish ankohet në ndarjen e drejtësisë

Tahir Batatina sërish e ka me gjyqtarët. Pavarësisht faktit se Trepça ’89 u “dënua” me karton të kuq dhe zhvilloi shumicën e pjesës së dytë me 10 futbollistë, trajneri i Llapit është ankuar përsëri në referim.

Duke folur për Art Sport pas ndeshjes, Batatina theksoi që Llapi e pati të vështirë t’i shënonte një 89-shi që sipas tij, mbrohej me 10 futbollistë, përcjellë Olle.

“Ishte një ndeshje e vështirë ndaj një skuadre që dha maksimumin në fushë. Ne nuk i shfrytëzuam rastet në pjesën e parë, me të cilat mund ta fitonim takimin”, deklaroi Batatina.

“Nuk dua të komentoj gjyqtarët. Shihet qartë që shpesh herë nuk kanë as koordinim mes vete. Le t’i vlerësojë dikush tjetër”.

“Pasi 89-shi mbeti me 10 futbollistë, mbrohej me gjithë skuadrën. Ishte shumë e vështirë t’iu shënojmë gol”, shtoi Batatina.

Mitrovicasit fituan falë golit të Arb Manajt. 

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Penza fiton ndaj Prishtinës dhe kalon në finale

Pikët e amerikanës Gabrielle Cooper, me sirenë ia siguroi finalen Penzës në “play-offin” e Superligës për femra. Penza ka...

Dortmundi skuadra e parë në Europë që u jep hapësirë më së shumti të rinjve

Observatori i Futbollit, CIES, ka publikuar ditën e sotme një tjetër studim të kryer prej tyre, ku listojnë klubet më të mira...

Gafa e portierit të Fenerbahçes bëhet “hit” në internet

Gafa e portierit të Fenerbahçes, Atlai Bajindir është duke bërë xhiron e internetit. Gardiani 22-vjeçar, pësoi një gol të çuditshëm në sfidën...

Dardanët e rinj arrijnë në Sofje

Kombëtarja e Kosovës U17 ka arritur në Sofje, ku më 14 dhe 16 prill do t’i luajë dy ndeshje miqësore me Kombëtaren...

Recent Comments