No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Morina i lumtur pas fitores ndaj Besës

Morina i lumtur pas fitores ndaj Besës

Tri ndeshje, shtatë pikë. E si mund të mos jetë i kënaqur Arbnor Morina?

Trajneri prishtinas ka përgëzuar futbollistët e Arbërisë për fitoren në Brestovik të Pejës kundër Besës, 3:0, përcjellë Gazeta Olle.

“E kemi përgatitur skuadrën që Besa është një ekip i mirë dhe që dëshiron të luajë futboll të hapur. Këtë e dëshmoi në pjesën e parë”, deklaroi Morina për Art Sport.

“Në pjesën e dytë e përmirësuam realizimin dhe shënuam tri gola. I morëm tri pikë, pasi që kishim ardhur për to. Besa është një skuadër që të lejon të luash futboll”.

“Angazhimi i futbollistëve dhe fakti që djemtë nuk po bijnë psikologjikisht kur s’po kanë rezultat, më gëzon. Gjatë fazës përgatitore kemi biseduar gjatë gjithë kohës me lojtarët që në Superligë duhet t’i marrim ndeshjet një nga një. Deri më tani futbollistët janë për cdo lavdatë”.

“Tani duhet të mendojmë menjëherë për ndeshjen e ardhshme sepse orari është shumë i ngjeshur në këtë fillim të kampionatit”, shtoi Morina.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Penza fiton ndaj Prishtinës dhe kalon në finale

Pikët e amerikanës Gabrielle Cooper, me sirenë ia siguroi finalen Penzës në “play-offin” e Superligës për femra. Penza ka...

Dortmundi skuadra e parë në Europë që u jep hapësirë më së shumti të rinjve

Observatori i Futbollit, CIES, ka publikuar ditën e sotme një tjetër studim të kryer prej tyre, ku listojnë klubet më të mira...

Gafa e portierit të Fenerbahçes bëhet “hit” në internet

Gafa e portierit të Fenerbahçes, Atlai Bajindir është duke bërë xhiron e internetit. Gardiani 22-vjeçar, pësoi një gol të çuditshëm në sfidën...

Dardanët e rinj arrijnë në Sofje

Kombëtarja e Kosovës U17 ka arritur në Sofje, ku më 14 dhe 16 prill do t’i luajë dy ndeshje miqësore me Kombëtaren...

Recent Comments