No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR “Marca” zbulon ofertën e Barcelona-s për Lautaro Martinez! Agjentët e argjentinasit i...

“Marca” zbulon ofertën e Barcelona-s për Lautaro Martinez! Agjentët e argjentinasit i qeshën në fytyrë

Prapaskenë e bujshme ajo që publikoi pak minuta më parë gazeta spanjolle Marca në lidhje me interesin e Barcelonës për Lautaro Martinez.

Sipas asaj që u raportua, klubi katalanas në një përpjekje për të mbledhur likuiditetin e nevojshëm për të blerë argjentinasin nga Interi së pari do të kishte kërkuar ndihmë nga Jorge Mendes, agjenti historik i Cristiano Ronaldos, për të shitur Nelson Semedo (zyrtarisht te Wolverhampton) dhe Jean-Clair Todibo te Everton dhe, më pas, komunikoi në një nga diskutimet e vazhdueshme me Beto Yaqué dhe Roly Zarate, agjentët e “EL Toro”, që propozimi i tyre të mos kalonte 15 milion euro plus bonuse.

Një ofertë që agjentët e numrit “10” e përcaktuan si “qesharake”.

Për këtë arsye, të ballafaquar me këtë propozim, agjentët e Lautaro Martinez vendosën të shkojnë në Milano në orët e ardhshme me një ide të vetme në mendje: të rinovojnë me Interin dhe të mbyllin përfundimisht derën në fytyrën e Barcelonës.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Edhe një medalje e madhe për Kosovën, Akil Gjakova në finale të Evropianit

Kosova ka siguruar edhe një medalje në Evropianin e xhudos në Lisbonë. Akil Gjakova ka kaluar në finale të kategorisë deri 73 kilogramë. Akili...

Ylli i Chelsea-t zbulon prapaskenën: Doja të tërhiqesha në moshën 17 vjeç

Jorginho, mesfushori i Chelsea-t, është rrëfyer në një intervistë të dhënë për Daily Mail. “Po të isha bërë një futbollist profesionist në Brazil, do të...

Akili i pathyeshëm, kalon në gjysmëfinale të Evropianit

Me katër fitore, një pa luftë, Akil Gjakova arrin në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian, që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë. Në çerekfinale mundi rusin...

Sot përballja e dy trajnerëve karizmatik

Superliga e Kosovës sot sjell dy përballje interesante. Llapi që po lufton për ekzistencë, viziton Gjilanin. Ismet Munishi si trajner i ‘Skifterave’ për herë të...

Recent Comments