No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Pjanic zbulon sekretet e transferimi te Barça: Ronaldo më tha se do...

Pjanic zbulon sekretet e transferimi te Barça: Ronaldo më tha se do të argëtohem këtu…

Në merkaton e verës së Juventusit, lamtumira e Miralem Pjanic përfaqëson një nga pikat më të rëndësishme. Boshnjaku është shkëmbyer me Arthur dhe po përgatitet të fillojë aventurën e tij të re te Barcelona. Ai do të ketë fatin e madh të kalojë nga Cristiano Ronaldo te Lionel Messi si bashkëlojtarë, gjatë rrugës së karrierës profesionale, përveç Lyon-it dhe Romës. I intervistuar nga “Mundo Deportivo”, Pjanic tregoi fjalët e lamtumirës, që CR7 i tha kur u nis për në “Camp Nou”, duke lënë “Zonjën e Vjetër” pas disa vitesh suksese:

“Cristiano më tha se ishte shumë i lumtur për mua. Ai ishte i zhgënjyer që po largohesha nga Juve, por më tha se do të argëtohem shumë në një ekip të shkëlqyeshëm si Barcelona. Ronaldo është një lojtar që i ka treguar aftësitë e tij, ka qenë shumë i rëndësishëm në dhomën e zhveshjes, duke u bërë shembull për të gjithë”.

Pjanic foli gjithashtu për Totti, Cristiano, Buffon, Messi…; legjendat me të cilat ka luajtur gjatë gjithë karrierës së tij: “Mentaliteti është gjëja më e rëndësishme. Ajo që kanë kampionët është unike. Ata kanë luajtur për shumë vite në nivelin më të lartë dhe për këtë duhet të përqendrohesh në punën tënde, duhet ta duash futbollin. Ata gjithmonë duan të përmirësohen, janë shembull për të gjithë”.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Pa vdekjen me sy 21 vjeç, mjekët donin t’i hiqnin gjysmën e mushkërive. Zbulohet drama e Thiago Silva

Thiago Silva ishte vetëm 21 vjeç kur, si një lojtar i ri premtues te Dinamo e Moskës, zbuloi se ishte sëmurë me tuberkuloz. Ishte...

Moratës “i vjen goja” nga goli: Ka njerëz që gjithmonë duan të kritikojnë

“Atij i mungon goli”. Kështu e komentonte Pirlo momentin jo shumë të ndritshëm të Morata, i cili në fakt kishte shënuar vetëm tre gola...

“L’Equipe” zbulon kushtin e Messit për të rinovuar me Barçën

“Messi ngulmon çdo ditë te Barcelona që Neymar të kthehet nga PSG”. Këtë gjë e pohon sot “L’Equipe”, revista e njohur sportive franceze, e...

E kritikon një tifoz, ylli francez i Newcastle bën reagimin epik

Newcastle fitoi 1-2 në fushën e Burnley ditën e djeshme, duke siguruar një triumf të rëndësishëm për objektivin mbijetesë. “Qymyrxhinjtë” përmbysën gjithçka...

Recent Comments