No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Lukaku: Conte mentor dhe baba për mua

Lukaku: Conte mentor dhe baba për mua

Mjaftoi vetëm një sezon për të kuptuar se sa shumë vlerësim kanë për njëri-tjetrin Antonio Conte dhe Romelu Lukaku. Trajneri puljez e kishte kërkuar ta trajnonte vite më parë, Interi ia bëri “dhuratë” verën e kaluar. Në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, sulmuesi belg nuk i kursen fjalët me superlativa për Conten.

“Për mua është një mentor, një baba, ne të dy e kuptojmë njëri-tjetrin në mënyrë të përsosur. Të luash për të është realizimi i një ëndrre. Duhet të përmirësohemi, Conte është trajneri i duhur për ta bërë këtë.”

Humbja në finalen e Europa League-s, me autogolin e vetë sulmuesit belg, ende djeg.

“Nuk kam folur katër ditë pas asaj ndeshjeje, ishte një moment shumë i vështirë në aspektin personal. Por pastaj u zgjova dhe i thashë vetes: mund të humbasësh, por vetëm për të mësuar se si të fitosh”.

Dhe çfarë i duhet Interit për të fituar?

“Vitin e kaluar kemi bërë mirë, por nëse ka diçka për të përmirësuar, duhet të ndodhë në cilësi dhe përvojë. Pra, ardhja e Vidalit është shumë e rëndësishme për ne. Nuk mund të fitosh shumë dhe përballë skuadrave të ndryshme nëse nuk ke lojtarë të nivelit të lartë”.

Më në fund, sulmuesi belg përmend një emër për të cilin është gati të vërë bast:

“Barella do të jetë i rëndësishëm si për Interin ashtu edhe për ekipin kombëtar. Gjatë muajve të fundit është rritur shumë, fizikisht dhe mendërisht, është mbresëlënës. Mund të përmend edhe Espositon, por duhet të luajë në vazhdimësi”.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Dy autogola dhe Messi “show”, Barcelona “manita” ndaj Getafes

Nuk e pati të lehtë sa duket nga rezultati, por Barcelona arriti të marrë tre pikë ndaj Getafes dhe të vazhdojë ndjeksjen...

Kosova VR siguron kalimin në Ligën e Dytë

Kampionati në Ligën e Tretë të futbollit kosovar ka për t’i zhvilluar edhe tri ndeshje deri në mbyllje të këtij edicioni, mirëpo...

Napoli turpëron Lazion

Napoli ka marrë një fitore spektakolare në shtëpi ndaj Lazios me shifrat e thella 5:2, duke i turpëruar kryeqytetasit.

Adnan Januzaj realizon gol për Sociedadin

Futbollisti shqiptar me pasaportë belge, Adnan Januzaj ka arritur të shënojë gol në sfidën që skuadar e tij Real Sociedad po e...

Recent Comments