No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Drita sonte përballë Legias për histori

Drita sonte përballë Legias për histori

Drita e Gjilanit me mision historik në Varshavë, aty ku do të përballet me Legian në raundin e tretë kualifikues të Europa League-s! Skuadra kampione e Kosovës para një mundësie të jashtëzakonshme për të arritur atë që klubet e Kosovës e kanë ende një ëndërr: kualifikimin në play off e pse jo edhe në grupe. Shorti nuk u tregua aspak bujar me “intelektualët” e Gjilanit, pasi Legia e Varshavës është një skuadër shumë e fortë, 14 herë kampione e Polonisë dhe vetëm pak vite më parë ishte në grupet e Championsit, përballë Real Madridit, megjithatë, “lufta” nuk mund të quhet e humbur pa derdhur edhe pikën e fundit të djersës në fushën e blertë.

Skuadrës së drejtuar nga Ardian Nuhiu i duhet një mrekulli, nga ato që ndodhin rrallë, por ndoshta ky është momenti që futbolli kosovar në rang klubesh të ndriçojë në Europë, ashtu siç po ndriçojnë dardanët e Challandes.

Drita mbërriti në rundin e tretë të Europa League-s pasi eliminoi Silekesin e Maqedonisë së Veriut, një sukses morali edhe për përfaqësuesen e Kosovës, që pikërisht përballë Maqedonisë së Veriut do të luajë shansin historik për t’u kualifikuar në Europian. Duhet kujtuar se u nxor me pa të drejtë nga Championsi, për një rast Koronavirusi, pa mundur të zbresë në fushë ndaj Linfieldit.

Drita e ka përgatitur me shumë përgjegjësi këtë sfidë në kompleksin “tropikal” në Durrës, e izoluar dhe e motivuar në maksimum për këtë përballje me historinë. Sytë dhe zemrat e tifozëve shqiptarë do të jenë me “intelektualët”, për të përjetuar çdo emocion që do të dhurojnë kampionët e Kosovës. Takimi Legia e Varshavës – Drita do të transmetohet drejtpërdrejt në SuperSport, në orën 20:30.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Reagon Dajaku: Mos përhapni dezinformata, nuk e kam refuzuar Kosovën

Futbollisti shqiptar me pasaportë gjermane, Leon Dajaku ka reaguar përmes një postimi në Instagram duke deklaruar se ende nuk ka vendosur se...

Kombëtarja shqiptare, 3 milionë euro për Botërorin! Zbulohet premioja nga FSHF për kualifikimin historik

Shqipëria ka nisur edicionin kualifikues drejt Botërorit, “Katar 2022”. Në tri takimet e para, kuqezinjtë kanë bërë “detyrat e shtëpisë” sa u takon...

Mbyllet pa fitues ndeshja Everton – Tottenham

Me ndeshjen Everton – Tottenham që është zhvilluar sonte është hapur java e 32-të në Premierligën angleze. Sfida ashtu...

Kurti: Xhudistet janë bërë sinonim i fitoreve dhe gëzimeve tona

Kryeministri Albin Kurti ka përgëzuar xhudistet tona, Distria Krasniqin dhe Nora Gjakovën për suksesin e arritur në Kampionatin Evropian në Lisbonë. Distria fitoi medaljen...

Recent Comments