No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Bayerni e gjunjëzoi Sevillan në "extra time"

Bayerni e gjunjëzoi Sevillan në “extra time”

Bayerni i Munihut çon në 4 numrin e trofeve të fituar këtë vit, teksa pas kampionatit, Kupës së Gjermanisë dhe Ligës së Kampionëve, arriti të ngrejë lart edhe Superkupën e Europës.

Në sfidën e zhvilluar në “Puscas Arena” të Budapestit, bavarezët ia dolën të triumfojnë me rezultatin 2-1 ndaj spanjollëve të Sevillas, që vinin në këtë sfidë me statusin e fitueses së Europa Leagues.

Andaluzianët e nisën mirë ndeshjen dhe në minutën e 13’ fituan një 11-metërsh, të cilin e shndërroi në gol futbollisti kryesor i skuadrës, Lucas Ocampos, megjithatë baraspesha u rikthye në minutën e 34-t, me golin e Leon Goretzkës.

Më pas deri në fund rezultati mbeti i pandryshuar, kjo edhe për faktin se polakut Lewandowski iu anulua një gol për pozicion jashtë loje, ndërsa të dy skuadrat iu drejtuan kohës shtesë prej 30 minutash për të përcaktuar fituesen.

Në shtesë trajneri Hansi Flick aktivizoi edhe kanadezin Anthony Davies e spanjollin Javi Martinez, dhe pikërisht ky i fundit shënoi golin e fitores në minutën e 104-t, teksa gjuajti saktë pas zhvillimeve të një goditjeje nga këndi.

Bavarezët konfirmojnë kështu se janë skuadra më në formë e momentit në Gjermani e Europë, pasi në harkun kohor të 4 muajve kanë fituar 4 trofe dhe më 30 shtator do të provojnë të ngrenë lart edhe Superkupën e Gjermanisë, të cilën do ta diskutojnë me Borussian e Dortmundit.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Dy autogola dhe Messi “show”, Barcelona “manita” ndaj Getafes

Nuk e pati të lehtë sa duket nga rezultati, por Barcelona arriti të marrë tre pikë ndaj Getafes dhe të vazhdojë ndjeksjen...

Kosova VR siguron kalimin në Ligën e Dytë

Kampionati në Ligën e Tretë të futbollit kosovar ka për t’i zhvilluar edhe tri ndeshje deri në mbyllje të këtij edicioni, mirëpo...

Napoli turpëron Lazion

Napoli ka marrë një fitore spektakolare në shtëpi ndaj Lazios me shifrat e thella 5:2, duke i turpëruar kryeqytetasit.

Adnan Januzaj realizon gol për Sociedadin

Futbollisti shqiptar me pasaportë belge, Adnan Januzaj ka arritur të shënojë gol në sfidën që skuadar e tij Real Sociedad po e...

Recent Comments