No menu items!
Ballina KRYESORE Presidenti i FFK-së me fjalë të mëdha për Shukri Sylejmanin

Presidenti i FFK-së me fjalë të mëdha për Shukri Sylejmanin

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka ngushëlluar familjen e Shukri Sylejmanit, teksa e ka vlerësuar maksimalisht kontributin e këtij personaliteti të madh për futbollin e Kosovës.

Më poshtë telegrami i Ademit:

Një tjetër mëngjes i trishtë. Sot paska ikur në amshim njeriu që i dha gjithçka futbollit, ish-kryetari i SC “Gjilani”, Shukri Sylejmani-Shuki!  

Kontributi i Shukit në futbollin e Kosovës ishte i jashtëzakonshëm që nga ditët e para të mëvetësimit.

Shuki, si disa bashkëkohës tjerë të tij e shkriu pothuajse tërë pasurinë e tij dhe të familjes për ta mbajtur gjallë futbollin e Kosovës në periudhën më të vështirë të mbijetesës dhe rezistencës ndaj okupatorit serb.

Falë mbështetjes së parezervë dhe menaxhimit të tij SC “Gjilani” u shndërrua në njërin ndër klubet më të organizuara. Kontributi i tij për futbollin nuk ndaloi as në vitet e para të lirisë, duke e shpenzuar edhe metalikun e fundit për klubin e tij të zemrës.

Derbi më i madh i futbollit në Kosovë, Gjilani – Drita, që tashmë ka bërë jehonë edhe në botë, është pikërisht meritë e tij dhe e homologut të tij nga klubi rival, Selami Osmani-Bezi, të cilit nga sot Shuki i bashkohet në botën e përjetësisë.

Fjalët janë të pakta për ta nderuar tërë atë që Shuki bëri për futbollin, andaj, në këtë ditë pikëlluese të ndarjes së tij nga ne, në emrin tim, të KE të FFK-së dhe tërë komunitetit të futbollit i shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes së të ndjerit, miqve të tij të shumtë dhe SC “Gjilani” për humbjen e këtij njeriu të madh, i cili do të kujtohet gjithmonë për veprën e tij madhështore në mbajtjen gjallë dhe zhvillimin e mëtejmë të futbollit të Kosovës.

I lehtë të qoftë dheu i Kosovës miku im!

Faleminderit për gjithçka çfarë bëre për futbollin e Kosovës!

Me respekt, Agim Ademi

President i FFK-së

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Ky është futbollisti me çmimin më të lartë në Superligën e Kosovës

Forma fenomenale nga Mirlind Daku në këtë sezon i është rritur edhe vlera në treg, ku nga 300 mijë euro, tani ka...

Barça dhe Juventus, luftë e ashpër për Kun Agüero

Sikurse shkruan sot katalanasja “Sport”, Barça ka vendosur të futet në garë për Kun Agüero. Pas disa ditësh reflektimi, klubi Blaugrana duket i bindur:...

B*OMBA NGA SPANJA: “Mbappe do të luajë te Reali sezonin tjetër”

Kylian Mbappe dhe Real Madrid do të bashkohen së shpejti. Bomba e lëshuar nga emisioni “Chiringuito” në Spanjë ka bërë xhiron e rrjeteve sociale. Ka...

Kjo është arsyeja e mungesës së Ramosit në ndeshjen kundër Liverpoolit

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Mbrojtësi spanjoll është duke u shëruar nga lëndimi...

Recent Comments