No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Rëndohet gjendja te Dardanët para ndeshjes vendimtare

Rëndohet gjendja te Dardanët para ndeshjes vendimtare

Javën tjetër Federata e Futbollit e Kosovës do të shpërndajë ftesat për lojtarët, në të cilët përzgjedhësi Bernard Challandes llogarit në ndeshjet e tetorit. Ndeshja e parë në tetor do të jetë ajo që llogaritet më e rëndësishmja në historinë e deritashme të Përfaqësueses së Kosovës – ndaj Maqedonisë së Veriut në Shkup. Ndeshja e 8 tetorit është gjysmëfinale e plejofit për “Euro 2020”.

Dy javë para grumbullimit për këtë ndeshje, gjendja në Përfaqësuese është larg prej asaj që synohet. Të hënën është raportuar në mediat në Itali se sulmuesi kryesor i Kosovës, Vedat Muriqi, është me koronavirus. Nuk dihet nëse Muriqi do të jetë në dispozicion të Challandesit për ndeshjen ndaj Maqedonisë së Veriut. Por edhe nëse grumbullohet, do të jetë larg formës optimale.

Muriqi kohë më parë është transferuar te Lazio dhe nuk ka nisur ende stërvitjet me këtë skuadër të Serie A. Të hënën është raportuar se Muriqi ka mbetur në Stamboll të Turqisë dhe do të qëndrojë i izoluar për një kohë. Më pas do të testohet sërish për COVID-19 dhe vetëm nëse del negativ, do të niset për në Itali. Kjo e bën të paqartë paraqitjen e tij për Kosovën, apo të paktën gjendjen në të cilën do të jetë në javën e dytë të tetorit.

“Lazio ka konfirmuar se lojtari i ri, Vedat Muriqi, është testuar pozitiv për koronavirus dhe se pritet që të jetë jashtë deri në mes të tetorit. Sipas ‘la Gazzetta dello Sport’, ‘shqiponjat’ kanë konfirmuar se ai është testuar pozitiv. Ai ka bërë testin në Turqi, ku është kthyer për të kompletuar dokumentacionin për transferim. Ai është i izoluar dhe pa simptoma. Debutimi i tij në Serie A do të shtyhet. Ai, po ashtu, po sanon një lëndim. Lojtari nuk pritet të jetë në dispozicion të Simone Inzaghit deri muajin e ardhshëm”, ka shkruar “football-italia.net”.

Muriqi ka luajtur ndeshjen e fundit zyrtare më 19 korrik, për Fenerbahçen në Superligën e Turqisë. Te Kosova së fundi ka luajtur më 14 tetor të vitit të kaluar. Mungoi në ndeshjet ndaj Çekisë e Anglisë e po ashtu këtë muaj ndaj Moldavisë dhe Greqisë. Zyrtarisht ishte thënë se mungoi për shkak të një lëndimi.

Mungesa e tij është vërejtur shumë në lojën e Kosovës, kanë vlerësuar njohës të futbollit kosovar. Pa Muriqin në përbërje, Kosova nuk e ka rrezikshmërinë e zakonshme në sulm.

Por Muriqi nuk është shqetësimi i vetëm i Challandesit. Ende nuk dihet saktësisht se cilët lojtarë do të mund të udhëtojnë për ndeshjen në Shkup, për shkak të qëndrimit të vendeve evropiane ndaj situatës me COVID-19 në Kosovë e në Maqedoni të Veriut.

Pos kësaj, lojtarë të tjerë të rëndësishëm të Kosovës nuk po kalojnë momentet më të mira. Milot Rashica është në pritje të transferimit nga Werder Bremeni dhe po ashtu po sanon një lëndim. Ai ishte lënduar në ndeshjen e Kosovës ndaj Moldavisë më 3 shtator. Nuk ka luajtur më.

Në fundjavë, Benjamin Kololli pësoi lëndim në Zvicër, pasi realizoi gol të bukur për Zuerichun. Nuk është bërë e ditur se sa do të mungojë Kololli dhe se a rrezikon të mbetet jashtë ndaj Maqedonisë.

“E kemi parë lojën dhe lëndimin e Benjaminit. Benjamini dhe ne shpresojmë që ai lëndim nuk është shumë i rëndë dhe se nuk do të jetë pengesë që të jetë me ne”, ka thënë menaxheri i Përfaqësueses së Kosovës, Bajram Shala, të hënën për KOHËN.

Bashkëlojtari i Kolollit, Hekuran Kryeziu, u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen e fundjavës dhe do të mungojë në takimin e ardhshëm.

Portierët Aro Muriq e Samir Ujkani vazhdojnë të jenë në kërkim të hapësirës. Për Muriqin priten ditë më të mira, ai është huazuar te Girona në kategorinë e dytë të Spanjës dhe pritet të aktivizohet. Së fundi është aktivizuar në një miqësore.

Në Serie A, Amir Rrahmani qëndroi në stol të Napolit në hapje të edicionit, kurse Mërgim Vojvoda luajti fare pak minuta te Torino.

Në Francë, Valon Berisha, Arbër Zeneli e Bersant Celina po luajnë, por skuadrat e tyre janë jashtë formës.

Florent Hadërgjonaj e Besar Halimi nuk e kanë qartësuar të ardhmen, Edon Zhegrova nuk po luan për shkak të lëndimit, njëjtë si Ibrahim Dresheviqi, kurse Atdhe Nuhiu po luan te APOEL-i në Qipro.

Aktualisht po luajnë edhe Elbasan Rashani e Herolind Shala (si zëvendësues) në Norvegji, Fidan Aliti në Suedi, Leart Paqarada në Gjermani dhe Bernard Berisha në Rusi.

Në Përfaqësuese nuk kanë të konfirmuar ndonjë mungesë.

“Nuk ka kurrfarë konfirmimi apo refuzimi deri më tani, prej askujt. Pavarësisht komunikimit me lojtarë, nuk ka konfirmim deri më tani”, ka theksuar Shala, kur është pyetur sidomos për Muriqin e Kolollin.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Valverde i Real Madridit rezulton pozitiv me COVID-19,humbë ndeshjen e parë kundër Chelseat

Mesfushori uruguaian i Real Madridit, Fede Valverde ka rezultuar pozitiv në testimin për koronavirus. Lajmin e ka bërë të...

Dortmund zgjedh ish-yllin e Milan si zëvendësues të Haaland

Erling Haaland është vënë në shënjestër të klubeve të mëdha të Europës. Nëse norvegjezi do të largohet nga Dortmund në merkaton e verës, verdhezinjtë duket...

Llapi arrin në finale të Kupës, një hap larg ëndrrës evropiane

Llapi është kualifikuar në finalen e Kupës së Kosovës në futboll. Skuadra e trajnerit Tahir Batatina, barazoi 2:2 të mërkurën në Podujevë kundër Prishtinës,...

Andrea Agnelli i urryer i madh, pritet revolucion tek Juventusi

Të jesh i urryer, sepse je president i Juventusit, është normale. Andrea Agnelli, megjithatë, papritmas e pa veten armiku numër një publik në të...

Recent Comments