No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Pioli: Ibra sa herë shkel në fushë e konfirmon se është kampion

Pioli: Ibra sa herë shkel në fushë e konfirmon se është kampion

Stefano Pioli, trajneri i Milanit, pas ndeshjes që kuqezinjtë fituan kundër Bologna, ka folur për “Sky Sport Italia” dhe vlerëson atë që ekipi i tij po bën në fushë. “Kur një ekip është në formë të mirë mendërisht, atëherë edhe këmbët e trupi ndjekin mendjen. U paraqitëm mirë ndaj një kundërshtari shumë agresiv, që luan me intensitet. Deri kur shënuam golin e dytë bëmë një lojë të mirë, duke ushtruar presing dhe krijuar raste. Normalisht kemi gjëra për të përmirësuar”.

Në dy ndeshjet e para të sezonit, tre prej golave janë shënuar nga Zlatan Ibrahimovic dhe një nga Hakan Calhanoglu. Pioli i pyetur për këtë, shton: “Kur ekipi punon, normalisht është e pashmangshme që dhe individët ta rritin lojën e tyre. Zlatan është një kampion dhe e konfirmon sa herë që shkel në fushë, madje edhe në stërvitje”.

Gjithsesi trajneri i Milanit e pranon se kanë ende për të përmirësuar. “Djemtë luajnë me besim, mund të shtrëngojnë dhëmbët kur janë në presion dhe luftojnë fort. Gjithashtu edhe mekanizmat taktikë po funksionojnë mirë.

Kemi djem mjaft të rinj dhe që kanë potencial për t’u bërë më të fortë. Ka cilësi, por thjesht duhet të mësojnë më shumë se si ta lexojnë lojën, kur të sulmojnë dhe kur të presin”, përfundon Pioli deklaratën e tij.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Dukagjini dhe Malisheva me fitore bindëse

Dukagjini dhe Malisheva kanë marrë fitoret e radhës për të vazhduar kështu luftën për inkuadrim në Superligë. Skuadra nga...

Shkëmbi i lumtur për fitoren në Drenas

Bledi Shkëmbi e ka vlerësuar si ndeshje shumë të vështirë ballafaqimin me Feronikelin. Trajneri i Ballkanit, Shkëmbi, megjithatë, i është gëzuar më...

Feronikeli humb, por Duro është i kënaqur me paraqitjen e ekipit!

Trajneri i Feronikelit, Klodian Duro, ka arsyetuar humbjen e skuadrës së tij ndaj Ballkanit. “Timonieri” i skuadrës nga Drenasi...

Drita fiton në “Riza Lushta”, ruan distancën me Ballkanin e Prishtinën

Goli i Festim Alidemës nga penalltia në minutën e 53-të, ia ka siguruar 3 pikë shumë të rëndësishme skuadrës së Dritës e...

Recent Comments