No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Interi e zyrtarizon: Mirë se vjen, “luftëtari” Vidal!

Interi e zyrtarizon: Mirë se vjen, “luftëtari” Vidal!

Arturo Vidal është zyrtarisht lojtar i Interit. Njoftimi u dha nga klubi zikaltër nëpërmjet kanaleve zyrtare. Mesfushori largohet Barcelona pa paguar asnjë dëmshpërblim. Shpenzimi maksimal prej një milion euro lidhet me arritjen e objektivave ​​nga lojtari dhe skuadra e Interit.

Vidal nënshkroi një kontratë dyvjeçare për 12 milionë euro në total. Ai tashmë është takuar me Conte dhe shokët e tij të rinj të skuadrës. Të hënën, pas ekzaminimeve mjekësore lojtari u zhvendos në Appiano Gentile.

Njoftimi i Interit

“Nga sot, Vidal do të jetë në vijën e parë, me fanellën ziklatër dhe me të njëjtët objektiva, si gjithmonë: të luftojë, japë maksimumin dhe fitojë – lexohet në shënimin e klubit – Ai bëhet kiliani i gjashtë në historinë e Interit. I pari ishte Ivan Zamorano, një tjetër luftëtar i lindur. Pas tij David Pizarro, Luis Jimenez, Gary Medel dhe Alexis Sanchez. Vidal nuk tërhiqet: ai ka mbërritur, është në Milano, është i Interit. Mirë se vjen, Arturo!”

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Dy autogola dhe Messi “show”, Barcelona “manita” ndaj Getafes

Nuk e pati të lehtë sa duket nga rezultati, por Barcelona arriti të marrë tre pikë ndaj Getafes dhe të vazhdojë ndjeksjen...

Kosova VR siguron kalimin në Ligën e Dytë

Kampionati në Ligën e Tretë të futbollit kosovar ka për t’i zhvilluar edhe tri ndeshje deri në mbyllje të këtij edicioni, mirëpo...

Napoli turpëron Lazion

Napoli ka marrë një fitore spektakolare në shtëpi ndaj Lazios me shifrat e thella 5:2, duke i turpëruar kryeqytetasit.

Adnan Januzaj realizon gol për Sociedadin

Futbollisti shqiptar me pasaportë belge, Adnan Januzaj ka arritur të shënojë gol në sfidën që skuadar e tij Real Sociedad po e...

Recent Comments