Hakan Calhanoglu vlerëson trajnerin Stefano Pioli dhe i thur elozhe. Duke folur për DAZN dhe Goal, turku u shpreh:
“Stefano Pioli na solli shumë nga pikëpamja taktike. Asgjë kundër paraardhësit të tij Marco Giampaolo, por disi sistemet e tij nuk kishin arritur te ne ose nuk u kuptuan, kurse me Pioli funksionon shumë më mirë. Kthimi i Ibrahimovic, mentaliteti i tij dhe cilësitë që zotëron ende e çojnë ekipin në rritje. Për mua personalisht, ishte e rëndësishme që më në fund të isha në gjendje të luaja në pozicionin tim të preferuar përgjithmonë dhe trajneri ma bëri të mundur”.
Ibra: “Zlatan ka kaq shumë ide që dëshiron t’i realizojë me ne në fushë. E gjithë përvoja e tij na ndihmon më tej dhe, mbi të gjitha, dëshira e tij e pakushtëzuar për të fituar. E gjitha fillon me stërvitjen. Zlatan dëshiron të fitojë çdo ndeshje të vogël stërvitore. Është shumë ambicioz dhe nxehet shumë kur humbet. Zlatan më njihte mua dhe cilësitë e mia edhe para se të kthehej në Milano. Ai gjithmonë më kërkon të luaj lirshëm, të mos mendoj shumë dhe të jem gjithmonë 100% i përqendruar. Gjithashtu më thotë për sa kohë që trupi im është kapitali im. Ai më kalon përvojat e tij. Në fushë e di se si ai lëviz dhe ai i njeh gjithashtu lëvizjet e mia”