No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Sokoli ripërsërit idenë për Ligë Unike në futboll

Sokoli ripërsërit idenë për Ligë Unike në futboll

Bylbyl Sokoli ka përsëritur idenë e tij për krijimin e një Lige Unike të Kosovës dhe Shqipërisë në futboll.

Trajneri i mirënjohur ka theksuar në Dukagjini se vetëm në atë mënyrë, shqiptarët do të kishin skuadra të fuqishme që sipas tij do të kualifikoheshin cdo vit në fazën e grupeve, përcjellë Olle.

“Unë nuk pajtohem me Jupin që kërkon një kompeticion të përbashkët. Unë jam pro mendimit të kemi një ligë të përbashkët”, deklaroi Sokoli.

“Në një Ligë Unike do të kemi shumë Muriqa, shumë Rrahmana, shumë Rashica, shumë Kumbulla, pra nuk do të kemi shpërndarje të cilësisë si tani. Më mirë t’i kemi dy skuadra të fuqishme në Evropë që kualifikohen në grupe e jo shtatë ekipe që marrin pjesë për sy e faqe”.

“Këtu bëhet shumë luftë për t’u ndarë, jo për t’u bashkuar. Kjo bën që Kupa Mbarëkombëtare të bëhet shkel e shko, me 15 tifozë”, u shpreh Sokoli.

Njëjtë si për Ligën Unike, Sokoli ka theksuar që edhe bashkimi i shqiptarëve në një Kombëtare të vetme, do të bënte që të kishim një skuadër përfaqësuese më të fortë.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Barcelona fiton Kupën e Spanjës, turpëron në finale Athletic Bilbaon

Barcelona është fitues e trofeut të Kupës së Spanjës. Kataluanasit të udhëhequr nga Lionel Messi kanë triumfuar bindshëm me rezultat 4:0, për...

Messi dy gola në 4′ minuta

Nuk mund të mungonte ai, Leo Messi! Finalja e Kupës së Mbretit në Spanjë ka dhuruar spektakël nga ekipi i Barcelona-s, që pas një...

GOLI i VITIT! Nga Turqia vjen diçka e jashtëzakonshme, as në ‘Play Station’ ndoshta

Galatasaray ka fituar sot jashtë fushë në Izmir përballë ekipit vendas duke vazhduarkështu garën për titull që për momentin sheh Besiktas në...

Gol fantastik nga Bajrami, Empoli afër rikthimit në Serie A

Futbollisti shqiptar Nedim Bajrami po vazhdon me formën  e mirë te Empoli, duke e drejtuar skuadrën drejt Serie A.

Recent Comments