No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Lajm i keq, Vedat Muriqi rezulton pozitiv me Covid 19

Lajm i keq, Vedat Muriqi rezulton pozitiv me Covid 19

Vedat Muriqi bëri një hap të madh në karrierë, teksa vetëm pak ditë më parë zyrtarizoi kalimin e tij nga turqit e Fenerbahçes te skuadra e madhe italiane e Lacios.

Megjithatë aventura e Muriqit te Lacio nuk ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme, pasi sulmuesi së fundmi ka zbuluar se është pozitiv me Koronavirus. Sipas asaj që shkruan “Tuttomercatoweb”, lojtari i Kosovës është infektuar me Koronavirus pas kalimit te Lacio, teksa kjo është zbuluar nga testet e bëra së fundmi.

Në këtë situatë, Muriqi është i detyruar të qëndrojë në karantinë për një periudhë 2 javore, për t’iu nënshtruar më pas testit të radhës, i cili nëse del negativ, atëherë sulmuesi do të ishte i gatshëm të bashkohej me Lacion për të qenë gati në ndeshjet e kampionatit.

Ky lajm shqetëson jo pak drejtuesit e klubit lacial të cilët ishin prezent gjatë prezantimit të tij, përfshi këtu edhe Igli Taren, por pa dyshim shqetësimin më të madh do ta ketë përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes dhe tifozët Dardanët, ngase kanë mbetur vetëm edhe 17 ditë deri në ndeshjen më të rëndësishme në historinë e futbollit kosovar kundër Maqedonisë së Veriut.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Penza fiton ndaj Prishtinës dhe kalon në finale

Pikët e amerikanës Gabrielle Cooper, me sirenë ia siguroi finalen Penzës në “play-offin” e Superligës për femra. Penza ka...

Dortmundi skuadra e parë në Europë që u jep hapësirë më së shumti të rinjve

Observatori i Futbollit, CIES, ka publikuar ditën e sotme një tjetër studim të kryer prej tyre, ku listojnë klubet më të mira...

Gafa e portierit të Fenerbahçes bëhet “hit” në internet

Gafa e portierit të Fenerbahçes, Atlai Bajindir është duke bërë xhiron e internetit. Gardiani 22-vjeçar, pësoi një gol të çuditshëm në sfidën...

Dardanët e rinj arrijnë në Sofje

Kombëtarja e Kosovës U17 ka arritur në Sofje, ku më 14 dhe 16 prill do t’i luajë dy ndeshje miqësore me Kombëtaren...

Recent Comments