Vijnë gëzimet e para për James Rodriguez tek Everton.
Kolumbiani, i transferuar në këtë merkato tek anglezët nga Real Madrid, ka reliazuar golin e tij të parë me Toffees.
Megjithatë, sipas njerkut të futbollistit, Juan Carlos Rsetrepo, Rodriguez-it do t’i kishte përlqyer të transferohej tek Atletico Madrid.
“James do të kishte dashur të nënshkruante për Atletico Masdrid. Është një krenari që një klub si Atletico është interesuar për të”, ka thënë njerku i kolumbianit.
“Ai do të ishte ndier si në shtëpi. Shpresoj që të krijohet një mundësi tjetër që ky transferim të realizohet”.
Restrepo ka shpjeguar se kontaktet me Colchoneros kanë ndodhur në të kaluarën dhe ka shtuar:
“James ndihet i qetë dhe tani është i lumtur tek Everton. Nëse shikojmë minutat që ka luajtur me Zidane, kuptohet se trajneri nuk e ka dashur kurrë James-in dhe cilësitë e tij”.
“Kam parë se çfarë ka bërë James në ndeshjet e para të Premier League dhe nëse do t’i kishte bërë Messi…”.