No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Isufi: Ballkani nuk është konkurrenti kryesor për titull

Isufi: Ballkani nuk është konkurrenti kryesor për titull

Trajneri i njohur Bekim Isufi, ka komentuar disa nga ndeshjet e zhvilluara këtë javë në Superligën e Kosovës.

Ai në Sport Show në Klan Kosova, tha se një skuadër nënkampione si Gjilani nuk shfaqi sinjale pozitive në start të këtij edicioni.

“Feronikeli – Gjilani? Kur e shohim rezultatin tregon që ka dallim në grup të lojtarëve, nuk e di se a ka qenë meritë e lojtarëve të Feronikelit apo një lojë inerte e Gjilanit”.

“Një skuadër që është nën-kampion nuk shfaqi sinjale pozitive dhe pranon shumë gola qysh në start. Nuk pati presing, dyfishim, nuk pati angazhim, dëshirë për fitore, nuk pati asgjë”.

“Për Feronikelin çdo gjë ishte pozitive, ata kishin lojë të hapur ku finalizuan rastet që kishin. Por vlerësim më real për Niklin duhet bërë nga ndeshja e radhës, por në bazë të lojës ishte rezultat real”.

Ai komentoi edhe ndeshjen, Prishtina – Drenica, që u fitua nga kryeqytetasit me rezultatin 3:0.

Isufi tha se Prishtina nuk duhet të varet vetëm nga sulmuesi, Otto John.

“Goli i John ishte i lehtë i pranuar nga Drenica, por mund të thuhet ekzekutim i mirë i sulmuesit”.

“Në qoftëse nuk realizon John, lojtarët tjerë nuk janë që shquhen për shënues të mirë. Boshnjaku, Abazi, Lilaj, nuk janë lojtarë që shquhen për konkretizim, dhe në rast se bllokohet John atëherë Prishtina mund të ketë vështirësi në shënim të golave. Prishtina duhet të mendojë të shënoi si grup”.

Isufi, për duelin, Besa – Ballkani, tha se kishte dallim në cilësi pasi skuadra e Ballkanit ishte më cilësore.

“Nuk është lehtë të realizohen tre gola, për Dakun është një kujtim i mirë”.

“Te Ballkani ka një harmoni brenda ekipit. Por në këtë sfidë kishte dallim në cilësi, dhe një ekip që ka përvojë nuk do të pranonin gola aq të lehtë, pasi Besa ka një ekip me lojtarë të ri nga akademia, por kjo nuk e zbeh fitoren e Ballkanit”.

“Ballkani tashmë ka përvojën, ata kanë bërë të gjitha ato që duhet t’i bëjë një ekip. Tashmë duhet të menaxhohet grupi dhe të jep një nivel më të lartë të lojës. Nuk e shoh favorit shumë të madh Ballkanin, as pretendent kryesor për titull”.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

FFK reagon për incidentet e kësaj fundjave

Kjo fundjavë në futbollin e Kosovës u përcjell me disa incidente dhe me dhunë në ndeshje të Ligës së Parë dhe të Ligës së...

Sulmohet gjyqtari kryesor në ndeshjen mes Ferizajt dhe Ulpianës, intervenon edhe Policia e Kosovës

Dueli ndërmjet Ferizajt dhe Ulpianës nuk e ka gjetur fundin. Takimi është ndërprerë në minutën e 95-të, pasi që gjyqtari kryesor i ndeshjes Petrit...

Dukagjini dhe Malisheva me fitore bindëse

Dukagjini dhe Malisheva kanë marrë fitoret e radhës për të vazhduar kështu luftën për inkuadrim në Superligë. Skuadra nga...

Shkëmbi i lumtur për fitoren në Drenas

Bledi Shkëmbi e ka vlerësuar si ndeshje shumë të vështirë ballafaqimin me Feronikelin. Trajneri i Ballkanit, Shkëmbi, megjithatë, i është gëzuar më...

Recent Comments