Arturo Vidal sapo hipi në një fluturim privat nga aeroporti i Barcelonës për në Milano. Sipas asaj që TMW ka njoftuar, mesfushori kilian – më në fund – do të fillojë aventurën e tij të re në Serie A. për pak më shumë se një orë. Sonte mbërritja e tij në Itali, nesër ekzaminimet mjekësore dhe firma me Inter. Madje, ka prenotuar edhe fanelën me nr.22
Ndërkohë, drejtori i Cagliari Pierluigi Carta konfirmoi për Sky Sport ardhjen e Diego Godin nga Interi:
“Le të shohim, siç e kam thënë disa herë negociatat janë të gjata dhe të lodhshme. Shpresojmë që nga e hëna deri të martën të arrijmë pjesën që mungon për ta mbyllur. Diego mund të shtojë shumë në grupin tonë për sa i përket udhëheqjes dhe personalitetit. Godin është ideja e presidentit”.