Feronikeli e ka nisur në mënyrë të rrufeshme edicionin e ri në Superligë. Skuadra e drejtuar nga Afrim Tovërlani, të dielën, në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas e ka mposhtur skuadrën nënkampione të edicionit të kaluar, Gjilanin, me rezultat 4:0. Në këtë takim spitali përforcimi i ardhur nga Laçi, Bedri Greca, i cili realizoi ‘hat-trick”, duke e dërguar topin në rrjetën e Enea Koliqit në minutat 14’, 42’ dhe 54’, derisa rezultatin përfundimtar e vulosi Cesar Santos, në minutën e 90-të.