Fillimisht shënon gol fantastik për barazimin e rezultatit, ndërsa më pas lëndohet dhe zëvendësohet.
Ka qenë një pjesë e parë e “ngjeshur” për Benjamin Kolollin në takimin mes Young Boys dhe Zurich, përcjellë Olle.
Futbollisti i Kosovës ka pësuar një dëmtim në minutën e 44’ dhe është zëvendësuar.
Klubi nuk ka dhënë ndonjë detaj shtesë për gjendjen e lojtarit.
Mbetet të shihet nëse lëndimi i Kolollit është serioz apo jo.
Të kujtojmë që kanë mbetur më pak se 20 ditë për ndeshjen e Kosovës ndaj Maqedonisë, në “play-off”-in e Ligës së Kombeve.