No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Sot luhet Trepça'89 - Arbëria, shërben si test për të parë sa...

Sot luhet Trepça’89 – Arbëria, shërben si test për të parë sa po respektohen masat anti Covid-19

Federata e Futbollit e Kosovës ka kohë që i ka bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e edicionit të ri, i cili do të nisë sot me ndeshjen hapëse ndërmjet Trepçës’89 dhe Arbërisë, që zhvillohet në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë. Në fakt, Ministria e Shëndetësisë,  e ka aprovuar sot kërkesën e Federatës së Futbollit të Kosovës për zhvillimin e kësaj ndeshjeje, e cila do të jetë si test për të parë se si po operohet dhe sa po respektohen masat strikte në luftën kundër Covid-19, ndërkohë që pritet vendimi i Qeverisë, në mënyrë që më pas ecuria e kampionatit të rrjedhë normalisht sipas kalendarit të garave. FFK po punon vazhdimisht me institucionet tjera që së shpejti të merret edhe vendimi për rikthimin e një numri të caktuar të tifozëve në stadiume. Ndërkohë, Komisioni i Garave ka aprovuar kërkesën e FC Drita që ndeshjen e javës së parë kundër Llapit dhe ndeshjen e javës së dytë kundër Trepçës’89 t’i shtyjë për më vonë për shkak të pjesëmarrjes në garat e Ligës së Evropës. Po ashtu, Komisioni i Garave ka vendosur ta shtyjë fillimin e kampionatit të ri në Ligën e Parë për shkak se disa klube nuk i kanë kryer ende kontrollimet mjekësore. Në rast se klubet nuk i kryejnë kontrollimet mjekësore deri javën tjetër, atëherë ndeshjet do t’i humbin me rezultat zyrtar.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Ky është futbollisti me çmimin më të lartë në Superligën e Kosovës

Forma fenomenale nga Mirlind Daku në këtë sezon i është rritur edhe vlera në treg, ku nga 300 mijë euro, tani ka...

Barça dhe Juventus, luftë e ashpër për Kun Agüero

Sikurse shkruan sot katalanasja “Sport”, Barça ka vendosur të futet në garë për Kun Agüero. Pas disa ditësh reflektimi, klubi Blaugrana duket i bindur:...

B*OMBA NGA SPANJA: “Mbappe do të luajë te Reali sezonin tjetër”

Kylian Mbappe dhe Real Madrid do të bashkohen së shpejti. Bomba e lëshuar nga emisioni “Chiringuito” në Spanjë ka bërë xhiron e rrjeteve sociale. Ka...

Kjo është arsyeja e mungesës së Ramosit në ndeshjen kundër Liverpoolit

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Mbrojtësi spanjoll është duke u shëruar nga lëndimi...

Recent Comments