No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Messi dhe Coutinho pika referimi, Koeman “përmbys” Barcelonën

Messi dhe Coutinho pika referimi, Koeman “përmbys” Barcelonën

Trajneri i ri i Barcelonës, Ronald Koeman, bëri të pamendueshmen gjatë miqësore së fundit kundër Girona, duke ndryshuar formacionin fillestar. Për vite të tëra, Barça ka përqafuar modulin e sprovuar 4-3-3. Por Koeman vendosi ta ndryshonte atë të mërkurën në mbrëmje, duke e vendosur skuadrën e tij sipas skemës agresive 4-2-3-1.

Lionel Messi u duk i vendosur të largohej nga klubi katalanas në fillim të kësaj vere, por do të qëndrojë. Philippe Coutinho ishte një tjetër, me sa duket i sigurt për t’u larguar, me skuadrat e Premier League në radhë për të marrë ish-yllin e Liverpool. Megjithatë, tani, Messi dhe Coutinho duket se janë pikat kryesore të sistemit të ri të Koeman, me të dy golashënues në fitoren e miqësores 3-1.

How Barcelona lined-up under Koeman for the Girona friendly

Interesant, të dyja yjet në fjalë luajtën në role të ndryshëm nga sistemet e mëparshme. Pavarësisht se në fillim u udhëzua Antoine Griezmann në atë pozicion, Messi u ngarkua me detyrën e kryesimit të linjës ofensive si një “9 fals”. Griezmann luajti menjëherë nga pas, në një mesfushë-sulmuese me tre, duke marrë rolin e nr.10.

Coutinho, ndërkohë, u zhvendos në krahun e majtë, në vend të rolit të mesfushorit-qendror, me të cilin ishte më i njohur në “Camo Nou”. Braziliani, i quajtur “magjistari i vogël”, luajti shumë herë në të majtë gjatë periudhave të tij te Liverpool dhe Inter.

How Barcelona lined-up for much of last season under Setien

Por, te Barcelona, madje edhe Bayern Munich, gjatë huazimit në sezonin 2019-2020, Coutinho shpesh është detyruar të marrë një rol më të thellë, më qendror. Dhe është e drejtë të thuhet që Coutinho “lulëzoi” në pozicionin e tij të ri, duke shënuar golin e parë të miqësores, përpara se ta vuloste rezultatin më tej Messi.

Argjentinasi shkëlqeu gjithashtu, duke shënuar dy herë. Dyshja dinamike mund të kishte bërë “kërdi” më të madhe, por u zëvendësuan pas 63 minutash, pasi Koeman bëri ndryshime nga pankina. Vetëm koha do ta tregojë nëse eksperimenti 4-2-3-1 ishte një i vetëm apo fillimi i një vendosjeje të re të Barcelonës, ndërsa ka synim të fitojë titullin e La Liga-s në sezonin e ardhshëm.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Reagon Dajaku: Mos përhapni dezinformata, nuk e kam refuzuar Kosovën

Futbollisti shqiptar me pasaportë gjermane, Leon Dajaku ka reaguar përmes një postimi në Instagram duke deklaruar se ende nuk ka vendosur se...

Kombëtarja shqiptare, 3 milionë euro për Botërorin! Zbulohet premioja nga FSHF për kualifikimin historik

Shqipëria ka nisur edicionin kualifikues drejt Botërorit, “Katar 2022”. Në tri takimet e para, kuqezinjtë kanë bërë “detyrat e shtëpisë” sa u takon...

Mbyllet pa fitues ndeshja Everton – Tottenham

Me ndeshjen Everton – Tottenham që është zhvilluar sonte është hapur java e 32-të në Premierligën angleze. Sfida ashtu...

Kurti: Xhudistet janë bërë sinonim i fitoreve dhe gëzimeve tona

Kryeministri Albin Kurti ka përgëzuar xhudistet tona, Distria Krasniqin dhe Nora Gjakovën për suksesin e arritur në Kampionatin Evropian në Lisbonë. Distria fitoi medaljen...

Recent Comments