No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Erëleta Memeti: Erdha për ta ndihmuar Kosovën, ashtu siç kanë bërë daja...

Erëleta Memeti: Erdha për ta ndihmuar Kosovën, ashtu siç kanë bërë daja dhe xhaxhai im në luftë

  • Erëleta Memeti pati një paraqitje fantastike me Kombëtaren e Kosovës, e cila mposhti Estoninë me rezultat 2-0 në “Fadil Vokrri”.

21 vjeçarja pati një paraqitje shumë të mirë sonte. Ajo erdhi nga Gjermania pavarësisht situatës me COVID-19.

Erëleta që luan për Freiburgun në Gjermani pas ndeshjes ka thënë se ka ardhur në Kosovë për ta ndihmuar vendin e saj, ashtu siç kishin bërë në të kaluarën daja dhe xhaxhai i saj.

“Pavarësisht se kishim mungesa të shumta, sonte e dëshmuam që kur jemi të bashkuar mund të arrijmë suksese. Vashat që luajnë këtu në Kosovë kanë treguar që dijnë të luajnë futboll dhe së bashku arritëm këtë fitore, e cila mendoj se ishte e merituar”.

“Ndodhemi në një situatë të vështirë për shkak të pandemisë “COVID-19″, por unë kam ardhur t’i ndihmoj Kosovës në këtë situatë të vështirë, ashtu siç kanë bërë edhe xhaxhi dhe daja im në luftë. Ne jemi këtu për t’ ndihmuar Kosovës”, deklaroi Erëleta Memeti për RTK.

Memeti është njëra ndër futbollistet që gjithmonë i është përgjigjur pozitivisht ftesës së Kosovës, në çdo moment që është ftuar.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Futbollisti i Ferizajt i shpëton më të keqes, kthehet në shtëpi shëndosh e mirë

Futbollisti i Ferizajt, Thesar Ismajli u lëndua sot gjatë ndeshjes kundë Ulpianës. Gjendja e tij ishte mjaft kritike, ku...

E mahnitshme, Kosova më e mira e Evropianit

Sukses të jashtëzakonshëm kanë arritur xhudistët kosovarë. Kosova është përfaqësuesja më e suksesshme në Evropianin që të dielën përfundoi në Lisbonë të...

FFK reagon për incidentet e kësaj fundjave

Kjo fundjavë në futbollin e Kosovës u përcjell me disa incidente dhe me dhunë në ndeshje të Ligës së Parë dhe të Ligës së...

Sulmohet gjyqtari kryesor në ndeshjen mes Ferizajt dhe Ulpianës, intervenon edhe Policia e Kosovës

Dueli ndërmjet Ferizajt dhe Ulpianës nuk e ka gjetur fundin. Takimi është ndërprerë në minutën e 95-të, pasi që gjyqtari kryesor i ndeshjes Petrit...

Recent Comments