Kampioni në fuqi, Drita e Gjilanit, ka mësuar kundërshtarin e ardhshëm të Ligës së Evropës, gjithnjë nëse kalon Legia Varshavën e Polonisë.
Drita takohet me Legian në raundin e tretë të Ligës së Evropës.
Shorti i hedhur sot në Nyon, ka bërë që Drita ose Legia të takohen me Qarabagun e Azerbajxhanit.
Ndërkohë, Tirana do të luajë me Young Boysin e Zvicrës. Takimi luhet në Zvicër.