No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Ademi: Krenar me vajzat tona Dardane!

Ademi: Krenar me vajzat tona Dardane!

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi është shprehur i lumtur pas fitores së vajzave të Kosovës në ndeshjen kundër Estonisë në “Fadil Vokrri” me rezultat 2:0. Ai e ka potencuar faktin që kjo fitore është arritur me një ekip të përbërë me vasha nga kampionati vendor, gjë e cila i jep edhe më shumë vlera këtij tropikëshi të ri të Dardaneve.

Mesazhi i plotë i kreut të FFK-së në Facebook:

Krenar me vajzat tona Dardane!

Triumfi i sotëm i Kombëtares së Kosovës ndaj Estonisë ishte plotësisht i merituar.

Përgëzoj futbollistet për lojën e shfaqur dhe stafin drejtues të ekipit për përgatitjen e mirë të kësaj ndeshje përkundër mungesave të shumta të futbollisteve që luajnë në klubet evropiane e që nuk kishin mundësi t’i përgjigjeshin ftesës së Kombëtares për shkak të situatës me pandeminë Covid-19.

Fakti që kjo fitore erdhi pikërisht me ekipin e përbërë pothuajse plotësisht me futbollistet që luajnë në kampionatin vendor konfirmon se investimi i Federatës dhe klubeve në zhvillimin e futbollit të femrave po jep fryte.

Gjithsesi, kontribut të jashtëzakonshëm në këtë fitore dhanë edhe dy futbollistet që luajnë në klubet evropiane, Erëleta Memeti dhe Edona Kastrati, të cilat me gjithë peripecitë e mëdha arritën që t’i bashkohen kombëtares.

Edhe një herë urime Dardaneve për këtë sukses.

Vazhdojmë tutje me krenari e përgjegjësi!
A.A.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Tovërlani: Dikujt matematikat në fund të sezonit nuk kanë me i dalë

Trajneri i mirënjohur, Afrim Tovërlani, ka komentuar ndeshjet mes Llapit dhe Dritës si dhe Drenicës ndaj Prishtinës. Tovërlani tha...

Batatina: Kastriot Rexha e bëri diferencën

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka vlerësuar paraqitjen e skuadrës në pjesën e parë të ndeshjes ndaj Dritës. Llapi...

Nuhiu: Në pjesën e dytë shfrytëzuam lodhjen e Llapit

Trajneri i Dritës, Ardian Nuihu është shprehur i kënaqur me fitoren e skuadrës së tij ndaj Llapit. Trajneri nga...

Kosova fiton edhe miqësoren e dytë ndaj Maqedonisë së Veriut

Edhe në ndeshjen e dytë miqësore vashat e Kombëtares së Kosovës kanë arritur fitore në duel me Kombëtaren e Maqedonisë së Veriut,...

Recent Comments