No menu items!
Ballina KRYESORE Presidenti i FFK-së: Urime Dritës, besoj se muajin tjetër do të festojmë...

Presidenti i FFK-së: Urime Dritës, besoj se muajin tjetër do të festojmë në këtë stadium edhe me Kombëtaren!

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, nëpërmjet një mesazhi në profilin e tij në Facebook e ka uruar FC Dritën për fitoren e arritur kundër Sileksit dhe kualifikimin historik në rrethin e tretë të Ligës së Evropës. Numri një i FFK-së ka shprehur besimin e tij se një tjetër festë kosovare në stadiumin “Tose Proeski Arena” të Shkupit do të ndodhë edhe muajin e ardhshëm kur zhvillohet ndeshja gjysmëfinale e ‘Play-off”-it për kualifikim në Evropian ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.

Ja mesazhi i plotë i presidentit Ademi:

Një mbrëmje e spektakulare e Dritës në Ligën e Evropës. Kampioni ynë shndriti në stadiumin ‘Tose Proeski Arena’, duke e mposhtur skuadrën e Sileksit, 2:0.

Golat e Fidan Gërbeshit e Ardian Limanit i dhuruan sonte emocione jo vetëm “Intelektualëve” por edhe tërë komunitetit të futbollit në Kosovë dhe kësisoj vulosën suksesin më të madh deri më tash të klubit gjilanas, por edhe në tërësi të futbollit kosovar në garat evropiane.

Loja e futbollistëve të Dritës dhe kalimi në rrethin e tretë të kësaj gare dëshmon se po ecim në rrugën e duhur të ngritjes së futbollit të Kosovës në të gjitha nivelet.

Besoj thellësisht se në këtë stadium do të festojmë edhe muajin e ardhshëm me Kombëtaren në gjysmëfinale të “play-off”-it dhe do t’i afrohemi kualifikimit në Evropian!

Edhe një herë urime futbollistëve, stafit e drejtuesve të Dritës si dhe tifozëve “Intelektualët” për këtë sukses.

Faleminderit për emocionet që na dhuruat në mbrëmjen e sotme!

A.A.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Akili i pathyeshëm, kalon në gjysmëfinale të Evropianit

Me katër fitore, një pa luftë, Akil Gjakova arrin në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian, që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë. Në çerekfinale mundi rusin...

Sot përballja e dy trajnerëve karizmatik

Superliga e Kosovës sot sjell dy përballje interesante. Llapi që po lufton për ekzistencë, viziton Gjilanin. Ismet Munishi si trajner i ‘Skifterave’ për herë të...

Joshua: Fury do të mbetet duarthatë, titujt do të jenë të mitë

Boksieri britanik Anthony Joshua u shpreh se patrioti i tij Tyson Fury nuk do të heqë në asnjë mënyrë dorë nga sfida e madhe...

Reagon Dajaku: Mos përhapni dezinformata, nuk e kam refuzuar Kosovën

Futbollisti shqiptar me pasaportë gjermane, Leon Dajaku ka reaguar përmes një postimi në Instagram duke deklaruar se ende nuk ka vendosur se...

Recent Comments