No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Drita arrin sukses historik, gjunjëzon Sileksin në Shkup

Drita arrin sukses historik, gjunjëzon Sileksin në Shkup

Drita ka bërë paraqitje të jashtëzakonshme në ‘Tose Proeski Arena’ të Shkupit. Kampioni i Kosovës u kualifikua në rrethin e tretë të Ligës së Evropës, pasi e ka mposhtur skuadrën maqedonase Sileks, me rezultat 2:0. Një paraqitje mbresëlënëse e futbollistëve të Dritës për suksesin historik të klubit dhe të futbollit kosovar në garat evropiane, ngase për herë të parë Kosova do të ketë një skuadër në rrethin e tretë të garës së dytë më të rëndësishme në futbollin evropian. Drita gjatë tërë ndeshjes u tregua skuadër më e mirë dhe e administroi për mrekulli lojën. Megjithatë, goli i epërsisë erdhi në minutën e 48-të kur Fidan Gërbeshi shënoi me qetësi nga penalltia, ngase paraprakisht Hamdi Namani u ndalua në mënyrë të palejueshme brenda zonës së rreptësisë. Ndërkohë, goli i qetësisë për gjilanasit erdhi në minutën e 80-të pas një aksioni të shkëlqyeshëm, të cilin e finalizoi Ardian Limani që vulosi rezultatin përfundimtar 2:0. Në rrethin e tretë skuadra kampione e Kosovës do të ballafaqohet me skuadrën e njohur polake, Legia, ndeshje e cila do të zhvillohet në Varshavë.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Dy autogola dhe Messi “show”, Barcelona “manita” ndaj Getafes

Nuk e pati të lehtë sa duket nga rezultati, por Barcelona arriti të marrë tre pikë ndaj Getafes dhe të vazhdojë ndjeksjen...

Kosova VR siguron kalimin në Ligën e Dytë

Kampionati në Ligën e Tretë të futbollit kosovar ka për t’i zhvilluar edhe tri ndeshje deri në mbyllje të këtij edicioni, mirëpo...

Napoli turpëron Lazion

Napoli ka marrë një fitore spektakolare në shtëpi ndaj Lazios me shifrat e thella 5:2, duke i turpëruar kryeqytetasit.

Adnan Januzaj realizon gol për Sociedadin

Futbollisti shqiptar me pasaportë belge, Adnan Januzaj ka arritur të shënojë gol në sfidën që skuadar e tij Real Sociedad po e...

Recent Comments