No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Dardanet e presin me optimizëm përballjen e nesërme me Estoninë

Dardanet e presin me optimizëm përballjen e nesërme me Estoninë

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave e ka kryer stërvitjen e fundit para ndeshjes së nesërme kundër Estonisë në kuadër të kualifikimeve për Evropianin 2021, që zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në orën 19:00. Para stërvitjes në konferencë për media përzgjedhësja, Afërdita Fazlija dhe lojtaret Edona Kryeziu dhe Erëleta Memeti, kanë shfaqur optimizmin për fitore, edhe pse kanë vu në pah mungesat e rëndësishme për këtë ndeshje. Përzgjedhësja Fazlija pret që futbollistet që do të paraqiten në fushën e lojës do të japin maksimumin, derisa theksoi se në bazë të grupit dhe në bazë të rrethanave ende janë brenda objektivit pasi deri në fund të ciklit kualifikues janë edhe 5 ndeshje. Ndërkaq, kapitenia Edona Kryeziu theksoi se në ndeshjet e fundit 70% e ekipit të parë kanë qenë lojtaret nga Diaspora, kurse këtë herë Kombëtarja do të bazohet në lojtare nga kampionati vendor dhe për këtë arsye e ka vlerësuar si ndeshjen më të vështirë të këtij cikli. Në anën tjetër, njëra nga dy futbollistet e vetme nga klubet evropiane që ka arritur të vijë në këtë ndeshje, Erëleta Memeti ka thënë se beson te fitorja pa marrë parasysh se kanë mungesa të shumta.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FFFKKosova%2Fvideos%2F368933797615033%2F&show_text=0&width=560

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Flamurtari triumfon ndaj Dardanës!

Kanë përfunduar pesë ndeshjet e para të xhiros së 23-të në Ligën e Parë të Kosovës në futboll, me ç’rast janë shënuar...

Munishi pas humbjes nga Llapi: Duhet ta pranojmë nuk luajtëm mirë

Llapi ka marrë një fitore të madhe ndaj Gjilanit sot në udhëtim, duke e mposhtur me rezultat 2:0, për ta bërë vazhdimin...

Batatina “thumbon” Gjilanin: “Ndërresat vija vija, kur dojmë vijmë ju mujm te shpija”

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina është shprehur tejet i lumtur me fitoren e sotme të skuadrës së tij ndaj Gjilanit. Madje, ai...

Llapi e befason Gjilanin, Edon Sadriu ndëshkon ish-skuadrën me dy gola

Llapi ka arritur të ndal serinë prej katër ndeshjeve pa humbje të Gjilanit. Skuadra e drejtuar nga trajneri Tahir...

Recent Comments